Detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit, mori ryshfet! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të parave

6 Tetor 2026 | 18:51

Administratori i eco-elb SHA, Leli Kaja u vu në pranga pasi mori një zarf me para. 4 mln leke të vjetra, seritë e të cilave ishin regiistruar më parë nga SPAK, u kërkuan dhe pranuan nga zyrtari i inceneratorit të Elbasanit në këmbim të mos veprimit nga ana e tij në lidhje me një procedure ligjore.

Hetimet 4 ditore nisën pas një referimi nga byroja kombëtare e hetimit, e cila po verifikon edhe marrëdhënie të tjera të dyshimta me operatorët ekonomikë. Gjatë operacionit janë sekuestruar disa aparatë celulare dhe praktika dokumentare.

Leli Kaja mban detyrën e administratoit të eco-alb SHA prej tetorit të vitit 2022 ndërsa të enjten ai pritet të dalë para gjykatës së posaçme për caktimin e masës së sigurisë.

Mbetet për tu parë se si do te zhvillohet kjo seancë në kushtet ku avokatët kanë lajmëruar dhe bojkotimin e masave të sigurisë në GJKKO duke tërhequr dhe listën e avokatëve kryesisht apo siç njihen ndryshe atyre të siguruar nga shteti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtohen rastet me viroza stinore, mjekët: Ka dhe raste me komplikacione

Pacientët që kanë nevojë për ndihmë mjekësore si pasojë e virozve të stinës kanë ardhur në rrije. Mjekët e familjes, thonë se fluksi është normal,...
18:15 | 06/10/2026

Të rinjtë braktisin bujqësinë, në Panaja tokat punohen kryesisht nga mosha e tretë

Të rinjtë po heqin dorë nga bujqësia dhe në shumë zona pranë Vlorës, përfshirë fshatin Panaja, pjesa më e madhe e tyre ka emigruar. Edhe...
18:09 | 06/10/2026

E zhdukur që prej muajit korrik, gjendet trupi i pajetë i 73-vjeçares në Dibër

Trupi i një 73-vjeçareje është gjetur këtë të martë, e cila, sipas raportimeve, ka qenë e zhdukur që prej muajit korrik. Sipas njoftimit, trupi është...
17:34 | 06/10/2026