Kosovë/ Protestat s'ndalen para parlamentit: Votoni ligjin e Speciales! Këtu për UÇK-në

Kosovë/ Protestat s'ndalen para parlamentit: Votoni ligjin e Speciales! Këtu për UÇK-në

18:53, 06/10/2026

Sheshi ‘Skenderbej’ para Kuvendit në Prishtinë është mbushur edhe sot në mbrëmje me protestues që u bëjnë thirrje deputetëve të votojnë ligjin për Gjykatën Speciale.

Njëri nga organizatorët e protestës, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Haziri tha se protesta po mbahet pa dallime partiake dhe se qëllimi i saj është mbështetja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

"Bëj thirrje çdo qytetari të na bashkohet tani në sheshin “Skënderbeu”. Ejani në shesh, pa dallime mes nesh. Jemi këtu për UÇK-në, për gjakun e derdhur për liri, për historinë tonë. Kjo protestë nuk është pronë e askujt. Janë bërë 21 ditë e net dhe kryeministri thotë se nuk ka parë e nuk na ka dëgjuar. Ia themi se kemi qëndruar 21 ditë dhe do të jemi këtu, sepse kur flasim për UÇK-në, interesat partiake do të lihen anash. Kemi një kërkesë: votoni ligjin për Dhomat, për UÇK-në. Prandaj, sot u drejtohemi të gjitha partive, pa dallim: merrni përgjegjësinë dhe procedojeni ligjin për UÇK-në. Zëri ynë do të vazhdojë të dëgjohet. Ejani, pa dallime partie dhe bindjesh. Ejani për UÇK-në. Kërkesa mbetet e njëjta: votojeni ligjin për UÇK-në", tha Haziri.

Ndërsa partitë ende nuk kanë marrëveshje për presidentin, protestat për ndryshimin e Ligjit për Specialen vazhdojnë edhe sot.

Kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar sot PDK-së votën për zgjedhjen e presidentit, në këmbim të votave për Ligjin për Dhomat e Specializuara. PDK-ja e ka refuzuar ofertën. Ndërkohë Bekim Sejdiu ka rikonfirmuar se është tërhequr nga gara për president.

Sot, 6 tetori është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës; nëse Kuvendi dështon, ai shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco