LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestë dhe në Air Albania: Rama jepe dorëheqjen

• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 129-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Një protestues tha se qeveria është në pushtet prej krimit dhe republika është pushtuar nga kriminelë të cilët, sipas tij, e kanë bërë të vështirë jetesën në vend. • Protestuesi theksoi se protesta është kundër çdo krimineli që ka ndërhyrë në 'xhepat e shqiptarëve'. • Gjatë fjalës së tij ai ka shpehur indinjatën në lidhje me situatën politike në vend ku ka thënë se qeveria është vendosur në shërbim të oligarkëve. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.

5 artikuj për këtë temë.

1 ORE ME PARE

Thirrjet kundër kryeministrit edhe në “Air Albania”/ Tifozët në kor gjatë ndeshjes: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANA- Protesta e qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë vijon të shoqërohet me thirrje dhe mesazhe kundër mazhorancës. Krahas protestave para Kuvendit apo Kryeministrisë, qytetarët e kanë shprehur revoltën e tyre edhe në stadiumin “Air Albania”, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe San Marinos.

Gjatë ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, tifozët kanë shoqëruar atmosferën në tribuna edhe me thirrje politike. Në një moment ata kanë thirrur njëzëri: Rama jepe dorëheqjen. 

Thirrjet e dëgjuara gjatë zhvillimit të ndeshjes, tërhoqën vëmendjen në stadium. Kjo ngjarje vjen në një kohë kur në vend vijojnë protestat dhe debatet politike kundër qeverisë./Dosja.al

2 ORE ME PARE

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ VIDEO-BANDEROLA gjigante: Rama në burg, Berisha në burg

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Pamje

TIRANË- Protesta e qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë po vijon edhe në stadiumin “Air Albania”. Një banderolë gjigante është shfaqur sërish në stadium gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe San Marinos.

Gjatë ndeshjes, një pjesë e tifozëve kanë shpalosur në tribuna një baner gjigant me mesazhin “Rama në burg, Berisha në burg!”, ndërsa në kor nga shkallët e stadiumit janë dëgjuar thirrje: “Rama jep dorëheqjen!”.

Pas shfaqjes së saj, efektivë të policisë janë afruar pranë tribunës për të banderolën./Dosja.al

4 ORE ME PARE

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
Foto ilustruse

TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.

Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare. Tubimi shënon ditën e 129-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet./Dosja.al

4 ORE ME PARE

"Kjo qeveri është në pushtet prej krimit"/ Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
protestuesi

TIRANË- Një protestues pjesëmarrës në protestën e 129-të në vend, ka marrë fjalën e tij në podiumin e vendosur përballë godinës së Kryeministrisë. Në fjalën e tij ai është shprehur se qeveria është në pushtet prej krimit dhe republika është pushtuar nga kriminelë të cilët, sipas tij, e kanë bërë të vështirë jetesën në vend.

Protestuesi theksoi se protesta është kundër çdo krimineli që ka ndërhyrë në 'xhepat e shqiptarëve'. Gjatë fjalës së tij ai ka shpehur indinjatën në lidhje me situatën politike në vend ku ka thënë se qeveria është vendosur në shërbim të oligarkëve.

"Kjo qeveri është në pushtet prej krimit. Republika është pushtuar nga kriminelë ordinerë, që na e kanë bërë të pamundur që të jetojmë në Shqipëri. Ata na kanë zaptuar nga parkingu i lagjes dhe deri në bregdet. Ne e gjejmë oligarkinë kudo te rruga Thumanë-Kashar, kudo, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit, kemi qeveri që është vënë në shërbim të oligarkëve. Protesta është kundër çdo krimineli që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve.", tha ai./Dosja.al

5 ORE ME PARE

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në
pamje

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar 129 ditë të revoltës kundër klasës politike. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej ka vijuar marshimi drejt Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga protestuesit. 

Sakaq, kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

Sondazh

Poll

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Qytetarët protestojnë edhe në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri–San Marino

Protestë edhe në stadiumin “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

Kosova në ankth/ Qindra protestues mblidhen para Kuvendit, policia shton masat e sigurisë

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesi: Është vënë në shërbim të oligarkëve, kanë zaptuar çdo hapësirë të vendit

Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...