Erion Braçe sqaron se pse nuk trembet nëse voton kundër vendimit politik të PS

Nga Erion Braçe-

Ju detyrohem një sqarim të qartë për çfarë ndodhi dje, duke i dhënë fund spekulimeve e keqpërdorimit;
Dëgjojeni videon dhe keni të qartë qëndrimin tim për REFORMËN E PUSHTETIT VENDOR — unë nuk e shmang e as e refuzoj REFORMËN, është nevojë, por si REFORMË PËR MIRËQEVERISJE, JO SI VIZATIM I NJË HARTE;
Mbështetur në PARIME E KRITERE TË BARABARTA të zbatuara në të gjithë territorin e Republikës — reformën e mbajnë dhe e bëjnë të qëndrueshme parimet, jo votat;
TIRANA dhe modeli i saj i zhvillimit duhet të jenë thelbi i REFORMËS SË PUSHTETIT VENDOR — nxjerrja e Tiranës nga cikli i varësisë së thellë nga NDËRTIMI dhe financimi i funksioneve dhe shërbimeve veç prej tij;
Është KOHA që qeveria t’i japë jetë DECENTRALIZIMIT dhe AUTONOMISË në territor, TË MENDOJË E BËJË TRANSFERIMIN MË TË MADH TË PUSHTETIT, KOMPETENCAVE, FUNKSIONEVE, TATIMEVE E TAKSAVE, BUXHETEVE te pushteti vendor — nuk ka ndodhur asnjëherë qysh kur këto parime u vendosën në Kushtetutë;
Përqendrimi i pushtetit në veç dy pole nuk është i mirë për të gjithë, duke nisur nga qytetarët — duhet të thyhet tani për të deleguar veçanërisht fuqi shërbimi deri te hallka më e fundit e kontaktit me qytetarin;
KËSHTU, NJË HARTË PËR REFORMË;
Si hartë është e përkohshme, e paqëndrueshme, e pamjaftueshme, NUK ËSHTË AJO QË NA KËRKOHET DHE QË DUHET PËR TË QEVERISUR MIRË, PËRMIRËSUAR!
Për të bërë gjënë e duhur nuk e kam fare problem votën dhe sanksionet e saj si kërcënim; fare!
Sepse është përgjegjësia jonë të bëjmë gjënë e duhur, vërtet, jo me sikur, mbështetur mbi parime e që përmirëson qeverisjen në këtë nivel!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?