“Integrimi gradual për Shqipërinë” KE miraton paketën për zgjerimin e Bashkimit Europian

Nga Erjon Dervishi
6 Tetor 2026, 19:21 | Aktualitet

“Integrimi gradual për Shqipërinë” KE miraton

Paketa e zgjerimit të Bashkimit Europian u prezantua të martën nga Komisioni Europian. Në planin e ri të zgjerimit propozohen ndryshime në mënyrën e funksionimit të Unionit, rregulla të reja për vendet që do të anëtarësohen dhe një integrim gradual të vendeve kandidate përpara anëtarësimit të plotë. Hapat, sipas Marta Kos, janë qeverisja, shteti i së drejtës dhe politikat e zgjerimit.

Paketa, e paralajmëruar nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe e kërkuar nga Këshilli Europian, synon të përshtatë qeverisjen, politikat dhe buxhetin e BE-së me një Union më të madh, duke forcuar njëkohësisht mbrojtjen e vlerave europiane dhe shtetit të së drejtës.

Komisioni Europian propozon përdorimin më të gjerë të votimit me shumicë të cilësuar në disa fusha ku traktatet e lejojnë, në vend të unanimitetit. Sipas propozimit, kjo mund të zbatohet, ndër të tjera, për sanksionet, luftën kundër mashtrimit fiskal, masat fiskale në politikën energjetike dhe për vendimet ndërmjetëse gjatë negociatave të anëtarësimit, me synimin për ta bërë procesin më të shpejtë dhe më efektiv.

Një tjetër element i paketës janë garancitë më të forta për vendet që do të anëtarësohen. Traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përfshijnë mekanizma të rinj që lejojnë masa nëse një shtet shkel angazhimet e marra gjatë negociatave, përfshirë, në raste të rënda, edhe pezullimin e të drejtës së votës në Këshill.

Komisioni propozon gjithashtu zgjerimin e procesit të integrimit gradual, duke u dhënë vendeve kandidate mundësinë të marrin pjesë më herët në politika të caktuara të Bashkimit Europian, si energjia, transporti, tregu digjital dhe mbrojtja, nëse plotësojnë kushtet përkatëse.

Komisioni njofton gjithashtu se në paketën e zgjerimit për vitin 2026 do të paraqesë rrugë orientuese për Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, nëse këto vende vazhdojnë reformat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos