Kasaforta e Giorgos Mazonakis, e cila është hapur nga policia e Kypselit në prani të avokatit të tij, ka rezultuar bosh.
Charalambos Lykoudis ishte shprehur më herët se kasaforta nuk përmbante as para dhe as dokumente.
“Kisha thënë se ishte një veprim procedural i panevojshëm, por megjithatë nuk kundërshtuam që të kryhej kjo procedurë, në mënyrë që t’i jepet fund gjithë kësaj polemike”, tha avokati i këngëtarit të ndjerë.
Autoritetet kërkuan hapjen e kasafortës, me mundësinë që brenda saj mund të ndodhej ndonjë shënim, i cili mund të jepte përgjigje ose të hidhte dritë mbi çështjen Në të njëjtën kohë, ata dëshironin të kërkonin edhe dokumente mjekësore që mund të rezultonin vendimtare për hetimin.
Kasaforta ishte ndër sendet që u sekuestruan gjatë kontrolleve të kryera nga policia në shtëpinë e këngëtarit të njohur.
Ndër të tjera, janë dërguar për analizë kompjuteri i tij dhe pajisje të tjera dixhitale.












Komente
Komento