LIVE UPDATES
Politike

Rregulla të reja për zgjerimin e BE-së: Qasje më e hershme në programe, por me klauzola më të gjata mbrojtëse

KE-ja thotë se procesi i anëtarësimit mbetet rreptësisht i bazuar në merita dhe se standardet nuk po ndryshojnë.

6 Tetor 2026, 19:23 Nga E.d
Rregulla të reja për zgjerimin e BE-së: Qasje më e hershme
Komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Komisioni Evropian (KE) prezantoi të martën rregulla të reja për zgjerimet e ardhshme të Bashkimit Evropian (BE). Vendet kandidate do të përfshiheshin më herët në politikat dhe programet evropiane, ndërsa BE-ja do të kishte mekanizma më të fuqishëm mbrojtës në rast se një shtet i ri anëtar devijon nga zotimet e tij pas anëtarësimit. Anëtarët e rinj do ta ruanin të drejtën e vetos, me një zotim vullnetar për të mos e përdorur atë për mosmarrëveshjet e tyre dypalëshe.

Mali i Zi, i cili synon t’i përfundojë negociatat deri në fund të vitit, do të jetë vendi i parë që do të përfshihet në kornizën e re. KE-ja thotë se procesi i anëtarësimit mbetet rreptësisht i bazuar në merita dhe se standardet nuk po ndryshojnë.

Integrimi gradual

Vendet kandidate do të kenë qasje në pjesë të sistemit të BE-së edhe para anëtarësimit: në tregun e përbashkët, programe dhe agjenci, si dhe në rrjetet e energjisë, transportit dhe digjitalizimit. Si shembuj të përfitimeve për qytetarët, Komisioni përmend Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), në të cilën tashmë marrin pjesë Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, si dhe roamingun me çmime vendore, zgjerimi i të cilit në Ballkanin Perëndimor u miratua për negociata nga Këshilli i BE-së në qershor.

SHIKONI EDHE:Brukseli ofron treg të përbashkët nëse vendet kandidate të BE-së “janë të gatshme njëmend”
Anëtarësimi do të jetë i kushtëzuar nga përparimi në përgatitje, gatishmëria në një fushë të caktuar dhe përafrimi strategjik me BE-në. Sipas dokumentit, kjo përfshin edhe përafrimin e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, veçanërisht sa u përket sanksioneve, ku përafrimi i vendeve kandidate ende nuk është i mjaftueshëm.

Integrimi është “i kthyeshëm” – qasja mund të pezullohet ose të tërhiqet nëse nuk përmbushen detyrimet, ndërsa masa duhet të jetë proporcionale dhe e kufizuar në fushën ku është konstatuar problemi.

Pas konferencës së fundit ndërqeveritare dhe para nënshkrimit të traktatit të anëtarësimit, vendet kandidate do të kenë të drejtë për informim dhe konsultim, si dhe statusin e vëzhguesit, me rregulla të dakorduara për pjesëmarrjen në mbledhjet e Këshillit Evropian, Këshillit të BE-së dhe organeve të tyre përgatitore.

Pas nënshkrimit, Parlamenti Evropian (PE) mund të ftojë vëzhgues nga parlamenti i vendit që po anëtarësohet, ndërsa Komisioni do të shqyrtojë pjesëmarrjen e strukturuar politike në punën e tij. Në të dyja rastet, vëzhguesit nuk do të kenë të drejtë vendimmarrjeje.

Klauzolat mbrojtëse

Tri klauzolat ekzistuese – ajo ekonomike, klauzola për tregun e brendshëm dhe ajo për drejtësinë dhe punët e brendshme – mbeten në fuqi, por me një periudhë më të gjatë vlefshmërie. Deri tani, ato mund të aktivizoheshin brenda tre vjetësh nga anëtarësimi, ndërsa Komisioni tani propozon një periudhë “dukshëm” më të gjatë, me mundësi zgjatjeje në kushte të përcaktuara.

Dokumenti nuk specifikon se për sa vite bëhet fjalë. Masat duhet të jenë të synuara, proporcionale, të kufizuara në kohë dhe t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor.

Risia është një klauzolë institucionale, e cila do të jetë e vlefshme për 15 vjet nga anëtarësimi dhe do të zbatohet në rast të shkeljeve të rënda të vlerave themelore të BE-së dhe parimit të bashkëpunimit të sinqertë. Masat do të synojnë fushën e politikave të prekur, ndërsa në rast të problemeve sistemike ato mund të jenë më të gjera – në raste veçanërisht të rënda, deri në pezullimin e të drejtës së votës në Këshill.

Propozimi paraqitet nga Komisioni ose nga shtetet anëtare përmes një kërkese të arsyetuar, ndërsa masat do të konsideroheshin të miratuara nëse Këshilli nuk i refuzon ato me shumicë të cilësuar brenda një afati të caktuar. Kjo shmang unanimitetin që kërkohet nga Neni 7 i Traktatit të BE-së.

“Mekanizmat mbrojtës do të aktivizohen vetëm në rast të shkeljeve të rënda, pra veprimeve në kundërshtim me sundimin e ligjit, demokracinë dhe vlerat tona, dhe kjo vlen njësoj për shtetet anëtare ekzistuese dhe ato të reja. Nuk ka dallim mes shteteve anëtare”, tha komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Ajo shtoi se BE-ja ka mësuar shumë nga e kaluara dhe nuk dëshiron që disa përvoja të përsëriten. 

Sipas komisionares Kos, kjo nuk do të thotë se anëtarët e ardhshëm do të kenë status tjetër brenda BE-së.

“Të gjitha shtetet anëtare, dhe këtë e theksoj, do të gëzojnë të drejta të barabarta. E njëjta vlen edhe për anëtarët e rinj; ne nuk duam një anëtarësim të nivelit të dytë. Për t’iu bashkuar BE-së, vendet duhet të përmbushin standarde shumë të larta në fushën e sundimit të ligjit”, tha Kos. “Duhet të sigurohemi që pas anëtarësimit ato të mos bien kurrë më poshtë këtyre standardeve. Këtë e kemi mësuar nga përvojat e së kaluarës. Bëhet fjalë për mbrojtjen tonë".

Monitorimi do të vendoset edhe në periudhën nga përfundimi i negociatave deri në anëtarësim. Këshilli, me propozim të Komisionit, mund të miratojë masa që do të hynin në fuqi në ditën e parë të anëtarësimit. Si masë e fundit parashikohet një klauzolë për shtyrjen e anëtarësimit, ndërsa mënyra e vendimmarrjes për të ende duhet të përcaktohet. Shteti i ri anëtar do të merrte përsipër, përmes një deklarate të bashkëngjitur traktatit të anëtarësimit, që të mos bllokojë vendimet për zgjerimet e ardhshme gjatë viteve të para të anëtarësimit për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe.

Përgatitja e BE-së

KE-ja vlerëson se BE-ja mund të pranojë anëtarë të rinj përmes përshtatjeve të synuara brenda kuadrit të traktateve aktuale.

Ai propozon përdorimin e të ashtuquajturave klauzola passerelle për të kaluar nga unanimiteti në shumicë të cilësuar – me aktivizimin e tyre që do të vendosej ende në mënyrë unanime – si dhe vendimmarrjen me shumicë të cilësuar në Këshill për hapat ndërmjetës të negociatave, si hapja e kapitujve/grupeve negociuese. Vendimi për pranimin e një anëtari të ri do të kërkonte ende unanimitet.

Shtetet e reja anëtare do të duhej të merrnin pjesë në punën e Prokurorisë Publike Evropiane që nga dita e anëtarësimit, ndërsa Komisioni do të monitoronte përgatitjet, përfshirë emërimin e prokurorëve.

Çfarë do të thotë kjo për Malin e Zi?

Sipas KE-së, Mali i Zi është në rrugën e duhur për t’i përmbushur të gjitha kushtet e mbetura dhe për t’i përfunduar negociatat deri në fund të vitit 2026 ose në fillim të vitit 2027, në mënyrë që të bëhet anëtar në vitin 2028, afat që Komisioni e konsideron realist.

“Mali i Zi ka investuar shumë energji dhe ka arritur shumë, ndaj besojmë se mund t’i përfundojë negociatat, pjesën e tyre teknike, deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Grupi i punës tashmë po përgatit traktatin e anëtarësimit, kështu që, nëse gjithçka shkon mirë, përfshirë dinamikën në shtetet anëtare, është e mundur që Mali i Zi ta nënshkruajë traktatin vitin e ardhshëm. Pas kësaj, gjithçka varet nga kohëzgjatja e ratifikimit”, tha Kos. 

Duke iu referuar praktikës së mëparshme, sipas së cilës ratifikimi ka zgjatur një deri në dy vjet, Kos vlerësoi se është realiste të pritet që Mali i Zi të bëhet anëtar në vitin 2028, nëse vazhdon t’i përmbushë detyrimet ashtu siç ka bërë deri tani.

Si vendi më i mundshëm për anëtarësimin e ardhshëm, Mali i Zi do të jetë i pari që do t’i nënshtrohet rregullave të reja: Komisioni thotë se qasja e re fillimisht do të zbatohet në marrëveshjet për anëtarësimin e tij dhe më pas në traktatet e ardhshme të anëtarësimit. Podgorica do të duhet të dëshmojë jo vetëm se i ka përmbushur kushtet, por edhe se po i ruan ato, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, gjyqësorit dhe luftës kundër korrupsionit, pasi klauzolat mund të zbatohen edhe 15 vjet pas anëtarësimit në BE.

KE-ja këmbëngul se qasja e re nuk krijon anëtarë të “nivelit të dytë”: të drejtat e votës mbeten, me mundësinë e pezullimit në rastet më të rënda dhe me detyrimin për të mos bllokuar zgjerimin e mëtejshëm për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe.

Sipas njoftimit të Komisionit, paketa e zgjerimit pritet më 28 tetor, me udhërrëfyes për Malin e Zi, Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, me kusht që këto vende të ruajnë ritmin e reformave. Aktualisht, ato konsiderohen vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit. Udhërrëfyesit nuk paragjykojnë rezultatin apo shpejtësinë e negociatave, por shërbejnë si bazë për punën e Këshillit të BE-së. Një debat strategjik për zgjerimin është në agjendën e samitit të BE-së javën e ardhshme./REL

be ke marta kos

Sondazh

Poll

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

Çfarë po ndodh në ambientet e Gjykatës së Posaçme? Garda e Republikës ushtron kontrolle

Saimir Korreshi ironizon te Ligjet: Vdiqëm duke ngrënë peshkaqenë, koranë e trofta në lokale

Berisha: Roni Yeffet u bë brenda natës pronar i 45 milionë eurove nga buxheti i shtetit

Berisha: Vlora ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n

Berisha: Roni Yeffet mbeti i fandaksur nga kontrolli në banesë, telefonoi të paktën 4 herë Ramën

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

Afera e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për masën 'detyrim paraqitje'

"Nuk më duket normale"/ Deputeti Ermal Pacaj shkon në Kuvend: Paskam ardhur kot, s'qenka askush

Protesta para Kuvendit të Kosovës, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Aksidenti i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, ku humbi jetën 70-vjeçarja, PAMJET nga vendngjarja

Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

"Kemi shtet që nuk vepron mbi rregullat"/Aktivistja: Policia vepron me urdhrat e kriminelit Agasi

Sërish tensione para Kuvendit të Kosovës, protestuesit përplasen me policinë

Tensione jashtë Kuvendit të Kosovës, protestuesit hedhin mjete piroteknike

128 ditë protestë/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë

Protestuesit kërkojnë llogari për personat e shoqëruar: Policia i arrestoi jashtë perimetrit

Blushi: Ditë e zezë sot, parlamenti e ka humbur kuptimin!

Korreshi: Njerëzit janë pa bukë, kështu që te 'Prania Besnike' merrni ndonjë bukë me vete

Bujar Leskaj: Duhet të hartojmë Kodin e ri Zgjedhor, të krijojmë qeverinë teknike

Zhupa: Rama ishte sot në Durrës, por e pritën me protestë! "Territorialja" një masakër...

Protestuesit e kapin në krahë deputetin e Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, e fusin me forcë në Kuvend

Protesta para Kuvendit, shoqërohen dy persona, po qëndronin jashtë perimetrit të sigurisë

Balla i drejtohet opozitës: Reforma territoriale sjell më shumë të mira për komunitetet

Berisha: Jeni skllevër të pasurimit tuaj, po shmangni debatin për lidhjet e bandave me SHISH

Berisha: Të mblidhen para parlamentit për t’i dhënë përgjigjen më të merituar bastionit të krimit...

Berisha socialistëve: Jeni bërë zëdhënës të grupeve më të egra të Europës

Berisha: Komisioni i Sigurisë të ndërmarrë hetim për grupin e strukturuar kriminal të Edi Ramës...

Deputeti i PS-së Vullnet Sina voton kundër propozimit, refuzon pyetjet e gazetarëve

Berisha: Rama është shndërruar në avokat të pashembullt të Hysenit, Agasit, Yeffetit

Protestuesit "kapin" para Kryesisë së Kuvendit edhe Klevis Balliun:Pse nuk i mbron banorët e Astirit

Policia i largon, "shpërthejnë" qytetarët me thirrje kundër tyre: Po mbroni krimin

"Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni"/ Strazimiri përplaset me Manjën

Videot intime me Adi Hilën/ Blerina Matrakut i hakerohen rrjetet sociale

Dita e parë e Universitetit/ Studentët në Durrës bojkotojnë mësimin, presin Ramën me protesta

Blushi përplaset te ‘Ligjet’ me Manjën: Ndërprisni mbledhjen ose deklaroni që jeni pengje të Ramës

Eno Bozdo- Manjës: Jeni në kohë të ndaloni procedurën e të rregullojmë gabimin e 2015-ës

“O hajdut”! Pirro Vengu pritet me protesta para Kryesisë së Kuvendit

Territorialja/ Alizoti- socialistëve te “Ligjet”: Gjithçka po e bëni për qëllim elektoral

Reforma Territoriale/ Balla 'presion' deputetëve të PS: Të gjithë duhet të votojnë pro

Korreshi: Po tentoni ti shkrini bashkitë si gjalp, nuk keni bërë reformë, por hartë elektorale

Haradinaj: Vendimi dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së është ofendim për popullin e Kosovës

Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit...

Reforma territoriale shqyrtohet sot në Komision, protestë jashtë Kryesisë së Kuvendit

Qytetari: Nesër të mblidhemi masivisht para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve...

"Bëni detyrën"/ Mjeku Ermal Pashaj: Deputetët të marrin në konsideratë interesat e qytetarëve

Nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë: Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria

Berisha njofton protestë kombëtare, zbulohet data e tubimit

Vatra e zjarrit në malin e Bukanikut ende aktive, vijojnë ndërhyrjet nga ajri dhe toka