Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

FORMACIONI/ Në fushë vetëm për 3 pikë, Shqipëria me më të mirët në fushë ndaj San Marinos

Shkruar nga Newsbomb
FORMACIONI/ Në fushë vetëm për 3 pikë, Shqipëria
Çast nga seanca e djeshme stërvitore

Shqipëria do të luajë sonte kundër San Marinos, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Rolando Maran do të tentojnë të marrin maksimumin në këtë sfidë për të qenë brenda objektivit, vendi i parë në Grupin C.

Takimi do të startojë në orën 20:45 ndërsa tashmë janë bërë me dije emrat e lojtarëve që do ta nisin nga minuta e parë. Siç ishte thënë, në portë do të jetë Mario Dajsinani, ndërsa para tij do të rreshtohen: Mitaj – Gjimshiti – Ismajli - Hysaj. Ndërkaq mesfusha është e përbërë nga Pilo – Asllani - Shehu, kurse në sulm tekniku i ka besuar treshes Hoxha – Manaj – Muçi.

Kujtojmë që deri më tani, Shqipëria ka luajtur tre ndeshje, ku dy i ka fituar, ndërsa në transfertën e Finlandës u mposht 2-1. Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë me 6 pikë, kurse San Marino në të fundit me asnjë pikë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese