Thirrjet e Albin Kurtit për bashkëpunim nuk kanë kaluar pa një përgjigje nga opozita. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se qëndrimi i partisë së tij për Ligjin për Dhomat e Specializuara ka qenë dhe mbetet i pandryshuar, por theksoi se kjo çështje nuk duhet të lidhet me zgjedhjen e presidentit apo me pozita të tjera politike. Sa i përket presidentit, Hamza tha se PDK-ja ka më shumë se një emër që mund të propozohet për president, por theksoi se emrat konkretë ende nuk janë diskutuar në tavolinën e bisedimeve.