Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Ngërçi politik në Kosovë/ Ramush Haradinaj: Kurti po e çon vendin në zgjedhje 6 Tetor, 18:22 ...
Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ Kos: Reformat janë “karburanti”, vendet që avancojnë mund të afrohen...
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n 6 Tetor, 12:49 ...
Sipas saj, dokumenti konfirmon se reformat e brendshme të BE-së dhe përparimi i vendeve kandidate do të ecin paralelisht, duke parashikuar përfshirjen e një udhërrëfyesi specifik për anëtarësimin e Shqipërisë në Paketën e Zgjerimit të vitit 2026.
TIRANË- Kryeministria ka reaguar pas shpalosjes së paketës së re të zgjerimit ku paraqitet rishqyrtimi i politikave para procesit. Në një njoftim zyrtar MIA thotë se dokumenti i fundit i publikuar nga Komisioni Evropian konsolidon pozicionin e Shqipërisë si një ndër vendet udhëheqëse në procesin e zgjerimit.
Sipas saj, dokumenti konfirmon se reformat e brendshme të BE-së dhe përparimi i vendeve kandidate do të ecin paralelisht, duke parashikuar përfshirjen e një udhërrëfyesi specifik për anëtarësimin e Shqipërisë në Paketën e Zgjerimit të vitit 2026.
Kryeministria thekson se Bashkimi Europian po përgatitet për anëtarët e rinj përmes parimit të “Integrimit përmes Projektimit”, duke marrë në konsideratë zgjerimin në hartimin e politikave të ardhshme dhe të Kuadrit Financiar Shumëvjeçar për periudhën 2028-2034.
Në fund të reagimit të saj thuhet se reformat dhe konsensusi kombëtar mbeten thelbësorë për anëtarësimin në familjen europiane. Kjo duke theksuar se Shqipëria është plotësisht e vendosur të vijojë punën me të njëjtin vullnet dhe angazhim për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe realizimin e misionit historik të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade.
Njoftimi i plotë:
Komisioni Europian ka zyrtarizuar sot “Rishikimet e Politikave përpara Zgjerimit”, duke përcaktuar kuadrin e reformave të brendshme institucionale, të qeverisjes dhe të mekanizmave mbrojtës që do të shoqërojnë valën e ardhshme të zgjerimit të Bashkimit Europian.
Ky dokument strategjik vjen pas vizitës së fundit të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë dhe konsolidon pozicionin e Shqipërisë si një ndër vendet udhëheqëse në procesin e zgjerimit.
Dokumenti konfirmon se reformat e brendshme të BE-së dhe përparimi i vendeve kandidate do të ecin paralelisht, duke parashikuar përfshirjen e një udhërrëfyesi specifik për anëtarësimin e Shqipërisë në Paketën e Zgjerimit të vitit 2026.
Rishikimi gjithëpërfshirës thekson se politikat ekzistuese të Bashkimit Europian nuk kërkojnë një rikonceptim të plotë strukturor për të përfshirë anëtarët e rinj.
BE-ja po zbaton parimin e “Integrimit përmes Projektimit”, duke përfshirë skenarët e zgjerimit që në fazën e hartimit të politikave të ardhshme dhe të Kuadrit Financiar Shumëvjeçar (MFF) 2028–2034.
Kjo qasje synon të ruajë aftësinë e Unionit për të vepruar dhe të forcojë rolin e zgjerimit në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit europian.
Në fokus të dokumentit janë tre elemente kryesore reformuese:
Së pari, rishikimi i mekanizmit të Nenit 7 për shkeljet shumë të rënda të shtetit të së drejtës. Në vend të pragut aktual prej katër të pestave të anëtarëve për pezullimin e së drejtës së votës në Këshill, Komisioni Europian propozon zbatimin e një “shumice të cilësuar të kundërt” (Reverse QMV). Sipas këtij mekanizmi, vendimi i Komisionit për vendosjen e sanksioneve do të hynte në fuqi automatikisht, përveç rasteve kur shtetet anëtare formojnë shumicën e nevojshme për ta rrëzuar. Synimi është që mbrojtja e vlerave europiane të bëhet më efikase dhe mekanizmi më i lehtë për t’u zbatuar.
Së dyti, vendosja e garancive të rrepta financiare. Dokumenti propozon ngrirjen ose kufizimin e fondeve të reja të Unionit në rastet kur një vend anëtar apo kandidat shkel angazhimet e ndërmarra ose nuk respekton parimet e shtetit të së drejtës.
Së treti, përcaktimi i rregullave për të drejtat e anëtarëve të rinj. Vendet që anëtarësohen do të gëzojnë të drejta plotësisht të barabarta me 27 anëtarët aktualë, përfshirë të drejtën për të pasur një komisioner dhe të drejtën e vetos në vendimmarrje.
Parashikohet, megjithatë, mundësia që anëtarët e rinj të angazhohen vullnetarisht për të mos e përdorur veton për çështje që lidhen me mosmarrëveshjet dypalëshe në kontekstin e zgjerimit, duke parandaluar bllokimin e procesit për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve.
Kuadri i ri mbështet gjithashtu modelin e “Integrimit Gradual”, të bazuar në meritë, i cili i mundëson Shqipërisë qasje progresive në sektorë dhe programe kyçe të BE-së përpara anëtarësimit të plotë. Ky model parashikon integrim të përshpejtuar në fusha si siguria kibernetike, mobiliteti ushtarak, Zona Unike e Pagesave në Euro (SEPA) dhe rrjetet trans-europiane të energjisë, duke sjellë përfitime të prekshme ekonomike dhe infrastrukturore.
Dokumenti i Komisionit Europian e vlerëson mbështetjen strategjike për zgjerimin si një investim me përfitime në raport me kostot për qytetarët e BE-së. Ai thekson se afrimi i vendeve që kanë përparuar më shumë në proces, si Mali i Zi dhe Shqipëria, do të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit përmes zgjerimit të tregut dhe të hapësirës europiane.
Ky rishikim i politikave përbën një sinjal të fortë politik të mbështetjes së Bashkimit Europian për përparimin e Shqipërisë drejt objektivit strategjik “Shqipëria 2030”.
Reformat dhe konsensusi kombëtar mbeten thelbësorë për anëtarësimin në familjen europiane. Shqipëria është plotësisht e vendosur të vijojë punën me të njëjtin vullnet dhe angazhim për përmbushjen e të gjitha kritereve dhe realizimin e misionit historik të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian brenda kësaj dekade./Dosja.al
Sali Berisha LEZHË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se PD-ja duhet të ripërtërihet dhe të hapet m&...
Komisionarja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos. Komisioni Evropian (KE) prezantoi të martën rregulla të reja për zgjerimet e ardh...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se gjoja ai po e dërgon vendin ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përfshirjes në re...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mirëpriti Komunikimin e sotëm të Komisionere...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë kundër propozimit për reformën e re administrative-...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja Marta Kos deklaroi ditën e sotme se anëtarët e rinj të BE, do jenë pa të drejtë v...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos ka deklaruar ditën e sotme se Komisioni Europian synon të jetë shum&eum...
Marta Kos STRASBURG- Komisioni Europian prezantoi këtë të martë paketën për përgatitjen e Bashkimit Europian për zg...