Paketa e re e zgjerimit të BE, reagon kryeministria: Dokumenti konsolidon pozicionin e Shqipërisë si vend lider në këtë proces
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka folur për protestën kombëtare që ka thirrur përpara Parlamentit të enjten.
Në një takim të zhvilluar në Lezhë, ai iu përgjigj protestuesve të Tiranës, duke u shprehur se nuk ka si qëllim të marrë drejtimin e tubimit që po bëhet në kryeqytet.
“Ka një protestë në Tiranë. Qëndrimi ynë ka qenë, është bazuar në një qëndrim të drejtë moral: së pari, nuk e kemi thirrur e nuk marrim ne drejtimin, së dyti e mbështesim me gjithë forcën tonë, bëjmë gjithçka që të mos përçahet dhe të mos e manipulojnë.
Ditën e enjte kemi thirrur një protestë të veçantë kombëtare, por protestë qytetare. Pse thërrasim ne një protestë të tillë? Sepse, siç e keni parë vetë, në një seri bashkish protestat janë qytetare, demokratë e socialistë kërkojnë bashkinë e tyre.
Te parlamenti pasnesër do jenë qytetarët e të gjitha bindjeve politike për të mbrojtur një të drejtë, për të mbrojtur qeverisjen vendore të domosdoshme për qytetarët.
Nga Lezha ftoj shqiptarët në orën 10 ditën e enjte te parlamenti.
Reforma e Edi Ramës, reformë anti-qytetare, antishqiptare, reformë me të cilën ai kërkon të braktisë më shumë Shqipërinë”, tha Berisha.
Top Channel