Shqipëria luan sot përballë San Marinos në “Air Albania” një sfidë ku kuqezinjtë te drejtuar nga Rolando Maran duhet të fitojnë dhe të bindin.
Për shkak të rezultateve në grup, ndeshjet e fundit ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë do të jenë vendimtare, po ashtu si edhe golavarazhi. Ndaj duhet një fitore bindëse për të rregulluar edhe këtë të fundit në ndeshjen përballë modestëve të grupit.
Kuqezinjtë i kanë fituar të pesta përballjet kundër San Marinos, ndërsa kanë shënuar 16 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.
Ashtu siç e tha Maran, në portë starton Dajsinani, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Hysaj dhe Pilo do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Shehu. Në sulm, Muçi dhe Hoxha do të mbështesin Manajn.
Drejtësi në këtë takim do të vendosë turku Mehmet Türkmen, i cili do të mbështetet nga tre bashkëkombësit e tij në fushë dhe dy të tjerë në VAR.

