web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paketa e re e zgjerimit të BE-së/ Zbardhen 3 pikat e "nxehta" për Shqipërinë

6 Tetor 2026, 19:43, Politikë CNA

Paketa e re e zgjerimit të BE-së/ Zbardhen 3 pikat e

Komisioni Europian ka zyrtarizuar sot paketën e re të zgjerimit, që përfshin një sërë elementësh me rëndësi për vendet kandidate për anëtarësim, ndër to edhe Shqipëria.

Fokusi i dokumentit qëndron në tre elementë kryesore reformues:

Së pari, rishikimi i mekanizmit të Nenit 7 për shkeljet shumë të rënda të shtetit të së drejtës. Në vend të pragut aktual prej katër të pestave të anëtarëve për pezullimin e së drejtës së votës në Këshill, Komisioni Europian propozon zbatimin e një “shumice të cilësuar të kundërt” (Reverse QMV). Sipas këtij mekanizmi, vendimi i Komisionit për vendosjen e sanksioneve do të hynte në fuqi automatikisht, përveç rasteve kur shtetet anëtare formojnë shumicën e nevojshme për ta rrëzuar. Synimi është që mbrojtja e vlerave europiane të bëhet më efikase dhe mekanizmi më i lehtë për t’u zbatuar.

Së dyti, vendosja e garancive të rrepta financiare. Dokumenti propozon ngrirjen ose kufizimin e fondeve të reja të Unionit në rastet kur një vend anëtar apo kandidat shkel angazhimet e ndërmarra ose nuk respekton parimet e shtetit të së drejtës.

Së treti, përcaktimi i rregullave për të drejtat e anëtarëve të rinj. Vendet që anëtarësohen do të gëzojnë të drejta plotësisht të barabarta me 27 anëtarët aktualë, përfshirë të drejtën për të pasur një komisioner dhe të drejtën e vetos në vendimmarrje.

Në mesazhin e saj, Komisionerja për Zgjeriim, Marta Kos, theksoi se ndryshimet që vijnë përmes kësaj pakete të re duhet të sigurojnë një të ardhme të një Bashkimi Europian më të madh në numër, më të fortë dhe më të aftë.

Ndërkohë, sipas dokumentit zyrtar, Komisioni Europian po propozon një procedurë të re për të shkurtuar fondet dhe të drejtat e votës së anëtarëve të rinj në BE.

Propozimi përfshin një periudhë prove deri në 15 vjet pas anëtarësimit, si edhe procedura të reja për integrimin gradual të vendeve kandidate dhe masa qeverisjeje.

Masa e propozuar synon të shmangë që ndryshimi i regjimit në një vend të ri të BE-së të prishë procesin e vendimmarrjes së BE-së dhe shoqërohet me sugjerime të reja për afrimin e vendeve kandidate me Unionin./CNA 





Lajmet e fundit nga