Shqipëria ka siguruar një fitore 'me zemër në dorë' kundër San Marinos. Në sfidën e katërt te grupit në ligën e kombeve kuqezinjtë ia dolën 2-1 falë dopietës së Kristjan Asllanit.

Megjithatë pati shumë ankth në 'Air Albania'. Miqtë modestë në pjesën e dytë barazuan përkohësisht 1-1 supergolin e realizuar nga Kristjan Asllani në pjesën e parë, duke rrezikuar në maksimum 3 pikët. Për t’ja dalë u desh një penallti në limite, që u dha nga VAR për prekje të topit më dorë. Nga 11 metrat Kristjan Asllani nuk gaboi në shtesë, duke çliruar edhe tifozët që ishin në stadium.

Me këtë fitore Shqipëria rikthehet në vendin e parë në grupin 1 të Liges së Kombeve me 9 pikë, ndërsa vendin e dytë është Bjellorusia me 7 pikë, po aq sa Finlanda e vendit të tretë. Bjellorusët renditen më lart për shkak se fituan ndeshjen direkte me rezultatin 1-0.

Dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në grupin e Ligës se Kombeve janë në nëntor kundër Finlandës në Air Albania dhe kundër Bjellorusisë në transfertë. Vendi i parë në grup ka shumë rëndësi sepse ngjitet direkt në ligen B të Ligës së Kombeve si dhe siguron një biletë në fazën play-off të evropianit.

Kuqezinjtë ishin me të njëjtën skemë formacioni, 3-4-3 si në ndeshjen me Finlandën, me disa ndryshime të vogla në përzgjedhje. Dajsinani në vendin e Sherrit të dëmtuar dhe Julian Shehu në vendin e Ramadanit në mesfushë.

Shqipëria luajti me: Dajsinani, Hysaj, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Shehu, Pilo, Hoxha, Muçi, Manaj. Në mesfushë, vendin e Ramadanit e ka marrë Julian Shehi. Dajsinani është titullar. Portieri Berisha nuk do të luajë pasi është ndëshkuar me karton të kuq. As Alen Sherri nuk do të luajë, pasi ka mbetur i dëmtuar më herët.

Trajner: Rolando Maran

San Marino luajti me: Kolombo, Xhiokondi, Rosi, Fabri, Çevoli, L. Kapikioni, Zanoni, Meloni, Xhakopeti, Saliçioni, Della Balda.

Trajner: Roberto Çevoli

Në stadium, mijëra tifozë kuqezi, me flamuj e simbole kombëtare, shkuan për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës. Me këtë fitore Shqipëria rikthehet në vendin e parë në grupin 1 të Liges së Kombeve me 9 pikë, ndërsa vendin e dytë është Bjellorusia me 7 pikë, po aq sa Finlanda e vendit të tretë. Bjellorusët renditen më lart për shkak se fituan ndeshjen direkte me rezultatin 1-0.

Dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë në grupin e Ligës se Kombeve janë kundër Finlandës në Air Albania dhe kundër Bjellorusisë në transfertë. Vendi i parë në grup ka shumë rëndësi sepse ngjitet direkt në ligen b të ligës së kombeve si dhe siguron një biletë në fazën play-off të evropianit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:01
Notat e ndeshjes/ Sulmi ‘ngel në klasë’ ndaj San Marinos, i jashtëzakonshëm Kristjan Asllani

Sulmuesit e Kombëtares, si ata të cilët luajtën titullarë ashtu edhe ata që u futën si zëvendësues ndaj San Marinos, kanë marrë notat më të dobëta në ndeshjen e zhvilluar në Air Albania. Me 6.3 sipas Sofascore është vlerësuar Rey Manaj dhe Mirlind Daku, ndërsa edhe Muçi nuk ka shkuar më shumë se 6.7. Vetëm një pikë më shumë për Uzunin, i cili ka marrë 6.8 si zëvendësues, ndërsa notën më të lartë e Kristjan Asllani.

Mesfushori i cili realizoi dy gola kundër San Marinos ka marrë notën 10.0. Maksimale për njeriun e ndeshjes që arriti të gëzonte mbi 16 mijë tifozët në stadium.

Ora 23:48
‘Nuk kam fjalë për atë që ndodhi sot’, kapiten Gjimshiti ‘shpërthen’ në kritika: Lojtarët donin lavdinë personale

Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti nuk është përmbajtur pas fitores dramatike kundër San Marinos. Mbrojtësit nuk i ka pëlqyer aspak sjellja e disa lojtarëve të cilët sipas tij menduan më shumë për lavdinë personale se sa për të mposhtur San Marinon, që për pak desh mori pikë në ‘Air Albania’.

“Shumë mësime, të them të drejtën në karrierën time vështirë të kem pasur një ndeshje të tillë ku mendon që do fitosh e në fund doli e kundërta. Sepse nuk u duk fare diferenca mes San Marinos dhe kombëtares sonë. Mësimet janë që duhet të luajmë si skuadër, individualisht nuk shkon askund, nuk mund të arrish asgjë, se kur ke sukses me ekipin, ke edhe individualisht sukses, plotësojnë njëra-tjetrën.

Në ato minuta të fundit e vetmja gjë besoj që mund të bëja duhet të ikja edhe unë përpara. Por rreziku ishte që ata të bënin kundërsulm e të na shënonin 2-1. Disa herë isha vetëm me 2-3 sulmues.  Duhet të marrim shumë mësime nga kjo ndeshje. E nisëm mirë por pas 20 minutash luajtëm një ndeshje të dobët. Si kapiten është e vështirë në fushë që të japësh diçka se të gjithë deshën të bënin gol. Por edhe ajo nuk është rruga e duhur se duhet të luash bashkë dhe jo të mendosh se kush të shënojë golin e fitores. Ndaj ka shumë gjëra për të përmirësuar.

Problemi te goli? Është përqendrimi në atë moment sepse humb për një sekondë përqendrimin e merr gol edhe nga San Marino. Jo vetëm nga ata por nga të gjithë duhet të përqendrohesh 100% çdo ndeshje. Besoj se si ekip kemi humbur shumë topa të dytë, mesfusha ishte bosh, topat e dytë i fitonin ata, ishin më agresiv. Më dukeshin sikur kishin më shumë kualitet se ne. Nuk kam fjalë për atë që ndodhi sot.

Gjëja më e rëndësishme është koka, gjithmonë e kam mësuar këtë nga trajnerët që kam pasur në karrierë. Nëse nuk punojnë këmbët, duhet të punojë koka. Gjithçka është në kokë. Mentaliteti është më e rëndësishmja në futboll dhe mendoj se mentaliteti e mposht gjithmonë talentin. Ajo është më e rëndësishme”, tha Gjimshiti pas ndeshjes.

Ora 23:33
Fitorja 2-1 ndaj San Marinos s'e kënaq trajnerin Maran: S'më pëlqeu paraqitja e skuadrës, e ulëm përqendrimin

1791322730_rolandomaran.jpeg

Shqipëria e mbylli me fitore përballjen ndaj San Marinos, por tre pikët nuk mjaftuan për të kënaqur plotësisht trajnerin Rolando Maran. Pas përfundimit të ndeshjes, tekniku italian ishte i drejtpërdrejtë në vlerësimin e tij për paraqitjen e kuqezinjve, duke pranuar se skuadra nuk zhvilloi ndeshjen që ai priste.

“Nuk më pëlqeu paraqitja e skuadrës, por e rëndësishme është që morëm tri pikët”, u shpreh Maran pas ndeshjes.

Trajneri theksoi se Shqipëria pati mundësi të mbyllte ndeshjen që në pjesën e parë, por mungesa e konkretizimit dhe rënia e përqendrimit e komplikuan situatën në fraksionin e dytë.

“Në pjesën e dytë pati një ulje të ritmit. Kishim shanse për të shënuar më shumë gola në pjesën e parë. Ndonjëherë, ndaj ekipeve të tilla ndodh që të ulësh ritmin. Mendon se e ke marrë rezultatin. Kishim shumë raste dhe shumë gjuajtje, por nuk mundëm t’i konkretizonim. E ulëm përqendrimin”, deklaroi Maran.

Pse u vonua aktivizimi i Dakut?

Një tjetër pikë e komentuar nga trajneri ishte aktivizimi i Mirlind Dakut. Maran shpjegoi se stafi teknik preferoi të priste momentin e duhur, duke parë se si do të zhvillohej ndeshja dhe ku do të krijoheshin hapësirat.

“E menduam pak më vonë ndryshimin për Dakun. Kur u shtua ritmi, u krijuan më shumë hapësira për Dakun, prandaj e menduam momentin e duhur për ta përfshirë në fushë”, tha trajneri kuqezi.

Maran foli edhe për zëvendësimin e Ernest Muçit, duke bërë të qartë se ndryshimi nuk lidhej me një vendim taktik, por me gjendjen fizike të futbollistit.

“Muçi nuk mund të vazhdonte ndeshjen, sepse kishte probleme fizike”, sqaroi Maran.

Në fund, trajneri riktheu në vëmendje edhe situatën në grup, duke kujtuar se Shqipëria mund ta kishte siguruar më herët një pozicion shumë të favorshëm nëse do të kishte marrë maksimumin edhe në transfertën ndaj Finlandës.

“Nuk duhet të harrojmë se, nëse do të kishim fituar në Finlandë, mund të kishim mbyllur llogaritë në grup”, përfundoi Maran.