web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jep dorëheqjen tani ose të konfiskohen pasuritë”/ Berisha, mesazh kryebashkiakut socialist

6 Tetor 2026, 19:57, Politikë CNA

“Jep dorëheqjen tani ose të konfiskohen pasuritë”/

Ndërsa fliste në “Foltoren” e zhvilluar sot me demokratët në Lezhë, kryedemokrati Sali Berisha nuk ngurroi të ndante edhe një mesazh të fortë.

Berisha iu drejtua kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, duke i thënë se nëse duk jep dorëheqjen tani, të gjitha pasuritë do t’i konfiskohen, përfshirë edhe atë në Zvërnec.

“Së fundmi, e kam një mesazh edhe për këtë, çfarë t’i thuash këtij a më kupton.

Pjerin, e kam këtu skedën dixhitale tënden që mund t’i mbaj këta burra dhe gra tre orë duke lexuar veprat e tua të zeza.

Në listën e veprave të zeza nuk të mungon asgjë.

Ndaj dhe në qoftë se nuk jep dorëheqjen tani, nuk ke mend, se të rren mendja, të garantoj se të gjithë pasuritë do të konfiskohen.

Edhe atje, edhe në Zvërnec, se na del pasunar edhe në Zvërnec ky me toka.

Mafia nuk ka kufi, mafia nuk njeh kufi.

Pra, çdo pasuri do konfiskohet.

Dhe meqenëse të rri shpirti tek polici i keq, jo i mirë, edhe një uniformë do ta kesh, por ajo do jetë uniformë burgu dhe jo polici”,-tha Berisha./CNA





Lajmet e fundit nga