“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”, reagon aktorja Lubonja: Më dhemb që besimi u kthye në armë kundër meje

Nga A2 CNN
6 Tetor 2026, 20:03 | Aktualitet

“Nuk turpërohem për dashurinë që kam

Aktorja Monika Lubonja ka reaguar sot në lidhje me videot intime, ku ajo shfaqet me kompozitorin Adrian Hila, materialet që kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Lubonja kërkon që të ndalet, siç shprehet ajo, “baltosja” e saj në emër të të ashtuquajturit “moral kolektiv”.

Aktorja deklaron se nuk ka pasur dijeni për filmimin dhe se nuk ka dhënë pëlqimin që të filmohet, regjistrohet apo që materialet intime të shpërndahen, shiten ose publikohen.

“Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen”, shkruan Lubonja.

Ajo thotë se i ka dhënë besim personit me të cilin ka pasur një marrëdhënie dhe se nuk ndihet e turpëruar për dashurinë që ka dhënë.

“Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shprehet aktorja.

Në reagimin e saj, Lubonja e cilëson situatën si një shkelje të besimit, privatësisë dhe dinjitetit, duke theksuar vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat e saj.

“Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia, por edhe me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj”, shkruan ajo.

“Nuk turpërohem për dashurinë që kam

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos