AKTUALITET /

129 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë, thirrje të rinjve të bashkohen

Shkruar nga Versus

129 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë,

Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 129-të.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë ku kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Kërkesat e protestuesve mbeten të pandryshuara. Në qendër të tyre është kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, të cilën ata e cilësojnë si të panegociueshme.

Një tjetër çështje e ngritur prej tyre është anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura, për të cilin protestuesit kanë shprehur kundërshtimin e tyre.

Profesori Lush Susaj u shpreh se të gjithë kanë dalë në protestë për të  ardhmen e tyre dhe jo për çështje partiake. Susaj pati edhe një mesazh për studentët që nisën vitin akademik.

“Jemi 129 mijë herë më të motivuar se ditën e parë, do të frymëzohem më shumë. Nuk bie pre e propagandës së ndyrë qytetare.

Mos harrojmë që në kushtet që jemi, ta heqim llustrëm dhe të flasim hapur. Çdo përpjekje për forume, është përpjekje mjerane. Ditën e parë dhe sot, do vijojmë të jemi këtu, kemi dalë si qytetarë të përgjegjshëm dhe jo për parti.

/Versus.al

 

Poll