Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “I jam drejtuar drejtësisë dhe…”/ U shfaq në videot me Adi Hilën, reagon Monika Lubonja

    Akuza për ryshfet/ Zbardhen detajet e arrestimit të administratorit të Inceneratorit të Elbasanit, SPAK regjistroi numrat serialë të parave

    Lavrov: Rusia monitoron përgatitjet e NATO-s për luftë dhe mbetet vigjilente

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Akuza për ryshfet/ Zbardhen detajet e arrestimit të administratorit të Inceneratorit të Elbasanit, SPAK regjistroi numrat serialë të parave
    Aktualitet

    Akuza për ryshfet/ Zbardhen detajet e arrestimit të administratorit të Inceneratorit të Elbasanit, SPAK regjistroi numrat serialë të parave

    October 6, 2026

    Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i administratorit të “Eco-Alb SHA”, Leli Kaja, i cili dyshohet se u vu në pranga pasi mori një zarf me para, në kuadër të një hetimi të SPAK-ut për korrupsion.

    Sipas të dhënave të bëra publike, bëhet fjalë për 4 milionë lekë të vjetra, ose 400 mijë lekë të reja, numrat serialë të kartëmonedhave të të cilave ishin regjistruar më herët nga hetuesit. Paratë dyshohet se janë kërkuar dhe pranuar nga administratori i “Eco-Alb SHA” në këmbim të mosveprimit të tij lidhur me një procedurë ligjore.

    Hetimi ka nisur pas një referimi të bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe, sipas burimeve, është zhvilluar gjatë katër ditëve. Krahas rastit konkret, po verifikohen edhe marrëdhënie të tjera të dyshimta që administratori mund të ketë pasur me operatorë ekonomikë.

    Gjatë operacionit, hetuesit kanë sekuestruar disa aparate celularë, si dhe dokumentacion dhe praktika që mund të shërbejnë si prova për hetimin.

    Leli Kaja mban detyrën e administratorit të “Eco-Alb SHA” prej tetorit të vitit 2022. Ai pritet të dalë të enjten përpara Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë.

    Seanca pritet të zhvillohet në një situatë të veçantë për shkak të njoftimit të avokatëve për bojkotimin e seancave për masat e sigurisë në GJKKO. Avokatët kanë bërë të ditur se do të tërheqin edhe nga listat avokatët e caktuar kryesisht, të njohur ndryshe si avokatët e siguruar nga shteti.

    Ndërkohë, hetimet për rastin vijojnë dhe pritet që gjatë fazave të mëtejshme të përcaktohet roli dhe përgjegjësia e administratorit në lidhje me akuzat e ngritura nga organi i akuzës.

    inceneratori spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “I jam drejtuar drejtësisë dhe…”/ U shfaq në videot me Adi Hilën, reagon Monika Lubonja

    October 6, 2026

    Akuza për ryshfet/ Zbardhen detajet e arrestimit të administratorit të Inceneratorit të Elbasanit, SPAK regjistroi numrat serialë të parave

    October 6, 2026

    Lavrov: Rusia monitoron përgatitjet e NATO-s për luftë dhe mbetet vigjilente

    October 6, 2026

    Ngërçi politik në Kosovë/ Haradinaj: Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve

    October 6, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    “Paratë po vijnë”: 3 shenja të Horoskopit që hyjnë në një periudhë të begatë më 4 tetor

    Horoskopi i ditës: Surpriza në dashuri, mundësi të reja dhe kujdes me financat – çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.