Kurti: Ia votojmë PDK-së ligjin për Specialen, nëse votojnë për president mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit

6 Tetor 2026 | 20:05

Kryeministri Albin Kurti njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë me propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), kur kanë mbetur edhe më pak se katër orë para se Kosova të shkojë në zgjedhje të reja.

Kurti ka thënë se janë të gatshëm ta votojnë së pari në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, në rast se PDK-ja zotohet se do të marrë pjesë në votimin për president.

Emrat e propozuar nga Kurti janë Glauk Konjufca e Feride Rushiti, emra të cilët i kishte propozuar edhe para zgjedhjeve të cilët ishin mbajtur më 7 qershor. 

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se do t’ua votojnë ligjin në lexim të dytë nëse PDK-ja mendon se përbën problem mosrespektimi i afatit 72-orësh mes dy leximeve. 

“PDK-ja e refuzoi ofertën tonë që ta mbështesim Bekim Sejdiu. Besoj se, në rast të një përgjigjeje pozitive nga ana e tyre, Sejdiu do të rikthehej në garë. Përveç tij, natyrisht, i kemi edhe dy emra të tjerë, të cilët gjatë këtij viti i kemi prezantuar si kandidatë për president, Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin. Të dy janë ende kandidatë, nëse ka interesim nga opozita. Propozimi më i ri është ky: meqë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk po arrin të takohet me ne, le të dalë publikisht sonte dhe të zotohet se i gjithë grupi parlamentar i PDK-së do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit. qoftë për, abstenim apo kundër. Pas këtij zotimi, ne ua votojmë leximin e dytë të ligjit, nëse ata mendojnë se nuk përbën problem mosrespektimi i afatit 72-orësh mes dy leximeve. Ne ua votojmë ligjin dhe menjëherë pas kësaj kalojmë në votimin për presidentin”, ka thënë Kurti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kush mbetet në krye të shtetit nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot?

Kosova ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta bëjë këtë, çka pason është e qartë: Kuvendi...
18:25 | 06/10/2026

Çështja e presidentit të Kosovës, reagon sërish Sejdiu

Diplomati dhe juristi, Bekim Sejdiu ka rikonfirmuar për mes një postimi se është tërhequr nga gara për presidentin e ri të Kosovës. Në një reagim...
18:00 | 06/10/2026

Bekim Sejdiu: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara për president

Pavarësisht se në konferencën e sotme Albin Kurti përmendi sërish emrin e profesor Bekim Sejdiut duke i kërkuar marrëveshje PDK-së e Bedri Hamzës për Sejdiun...
16:43 | 06/10/2026