web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bulku tregon skemën e Kombëtares: Çfarë kërkoi trajneri Maran nga lojtarët

6 Tetor 2026, 20:17, Sport CNA

Bulku tregon skemën e Kombëtares: Çfarë kërkoi

Zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, Ervin Bulku, ka zbuluar detajet taktike përpara përballjes ndaj San Marinos.

Në një prononcim për Tv Klan, Bulku konfirmoi se kuqezinjtë do të zbresin në fushë me skemën 3-4-3. Ai sqaroi se lojtarët do të kenë të njëjtat detyra si në duelin e mëparshëm të zhvilluar në Finlandë.

Sipas zëvendëstrajnerit, udhëzimi kryesor i teknikut Rolando Maran është zhbllokimi i menjëhershëm i rezultatit.

“Skema është 3-4-3. Janë të njëjtat detyra siç kanë qenë në Finlandë. Udhëzimet nga trajneri kanë qenë ta zhbllokojmë sa më shpejt ndeshjen dhe më pas të synojmë golin e dytë. Ne jemi skuadër që luajmë në presing dhe lart. Shpresojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe sot. Më e rëndësishme se kartonët janë 3 pikët. Ne mundohemi të japim maksimumin. Duam maksimumin, të gjithë lojtarët janë gati për këtë.

Për ne janë më të rëndësishme 3 pikët sesa kartonët. Grupi beson te forca dhe cilësitë. Nëse nuk jemi një skuadër nuk mund të arrijmë rezultatet që duam. Duhet të zhbllokojmë rezultatin sa më shpejt dhe më pas të shikojmë për gola të tjerë”, deklaroi Bulku.





Lajmet e fundit nga