
Aktorja Monika Lubonja ka bërë kallëzim penal ndaj kompozitorit Adi Hila, duke iu drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Në një reagim publik, Lubonja deklaron se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka dhënë pëlqimin që të filmohej apo regjistrohej, ndërsa kërkon ndalimin e çdo publikimi apo shpërndarjeje të materialeve intime që lidhen me të.
Aktorja thotë se është përballur me një shkelje të besimit dhe privatësisë dhe se tashmë ka zgjedhur ta ndjekë çështjen përmes rrugës ligjore.

“Nuk kam pasur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”, shprehet Lubonja.
Ajo u ka bërë thirrje mediave që të respektojnë privatësinë e saj dhe të mos publikojnë apo spekulojnë me materiale intime.
Postimi
Ju drejtohem sot me dhimbjen e një
gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia por edhe me vendosmërin për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.
Kerkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një ‘morali kolektiv’. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.
Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të rregjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhenë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.
Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikime të materialeve intime.
Opinionit publik i kërkoj të mos e ktheje dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu
të pabesë.
I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund.
Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ja fal askujt që përdori jetën time!
Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e
vërteta do flasë.
Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbush zemën me urrejtje. Besoj se ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj.
View this post on Instagram

