POLITIKË /

"Pjerin jep dorëheqjen", Berisha sulmon kryebashkiakun e Lezhës: Ke dhe në Zvërnec toka, do t'i konfiskojmë pasuritë!

Berisha e lidhi deklaratën e tij me akuzat për atë që e cilësoi si “mafia”, duke thënë se “mafia nuk ka kufi”.

Shkruar nga Versus

"Pjerin jep dorëheqjen", Berisha sulmon kryebashkiakun e

Kreu i PD, Sali Berisha, ka adresuar një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj deputetit socialist Pjerin Ndreu, duke i kërkuar të japë dorëheqjen dhe duke paralajmëruar se, sipas tij, pasuritë e Ndreut do të konfiskohen.

Gjatë fjalës së tij, Berisha pretendoi se disponon një “skedë dixhitale” për Pjerin Ndreun, për të cilën tha se përmban të dhëna mbi atë që ai i cilësoi si “veprat e zeza” të deputetit socialist.

“Pjerin, e kam këtu skedën dixhitale tënde që mund t’i mbaj këta burra dhe gra tre orë duke lexuar veprat e tua të zeza. Në listën e veprave të zeza nuk të mungon asgjë”, deklaroi Berisha.

Më tej, kreu i PD-së i kërkoi Ndreut të japë dorëheqjen, duke e paralajmëruar për konfiskimin e pasurive.

“Në qoftë se nuk jep dorëheqjen tani, të garantoj se të gjitha pasuritë do të konfiskohen. Edhe atje, edhe në Zvërnec, se na del pasunar edhe në Zvërnec ky me toka”, u shpreh Berisha.

Berisha e lidhi deklaratën e tij me akuzat për atë që e cilësoi si “mafia”, duke thënë se “mafia nuk ka kufi”.

Në fund, Berisha iu referua edhe të kaluarës së Ndreut në polici, duke deklaruar se ai mund të përfundojë me një uniformë, por jo atë të policisë.

“Meqenëse të rri shpirti tek polici i keq, jo i mirë, edhe një uniformë do ta kesh, por ajo do të jetë uniformë burgu dhe jo polici”, tha Berisha.

Mesazhi i Berishës nga Lezha

Së fundmi, e kam një mesazh edhe për këtë, çfarë t’i thuash këtij a më kupton.
Pjerin, e kam këtu skedën dixhitale tënden që mund t’i mbaj këta burra dhe gra tre orë duke lexuar veprat e tua të zeza.
Në listën e veprave të zeza nuk të mungon asgjë.
Ndaj dhe në qoftë se nuk jep dorëheqjen tani, nuk ke mend, se të rren mendja, të garantoj se të gjithë pasuritë do të konfiskohen.
Edhe atje, edhe në Zvërnec, se na del pasunar edhe në Zvërnec ky me toka.
Mafia nuk ka kufi, mafia nuk njeh kufi.
Pra, çdo pasuri do konfiskohet.
Dhe meqenëse të rri shpirti tek polici i keq, jo i mirë, edhe një uniformë do ta kesh, por ajo do jetë uniformë burgu dhe jo polici./Versus.al

Poll