Hamza refuzon Kurtin: Jo president pa marrëveshje

6 Tetor 2026 | 20:51

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e ka quajtur joserioze për vendin atë se çka deklaroi kryeministri i vendit, Albin Kurti për çështjen e presidentit.

Kryeministri Albin Kurti njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para pak minutash doli me propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës PDK. Emrat e propozuar nga Kurti janë Glauk Konjufca e Feride Rushiti – emra të cilët i kishte propozuar edhe para zgjedhjeve të cilët ishin mbajtur më 7 qershor. 

Hamza ka thënë se Ligji duhet të kalojë por edhe për çështjen e presidentit duhet të ketë marrëveshje.

“Sa ka seriozitet në këtë punë kur vetëm sot ka që tri-katër herë qëndrime të ndryshme. LDK-së i thotë nuk ka mundësi të ketë president politikë ndërsa vetë propozon emra politikë. Janë këta emra që nuk kanë kaluar që sa kohë. Për të cilët s’ka pasur marrëveshje. Ligji duhet të kalojë, presidenti ka mund të zgjidhet por jo president pa marrëveshje. Jo ky është presidenti merre ose lëre. Pse s’ka qenë kjo lloj bisede në takimet e tjera, pse s’ka qenë sot paradite”, ka thënë Hamza në konferencën për media pas asaj të Kurtit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti: Ia votojmë PDK-së ligjin për Specialen, nëse votojnë për president mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit

Kryeministri Albin Kurti njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë me propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), kur kanë mbetur...
20:05 | 06/10/2026

Kush mbetet në krye të shtetit nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot?

Kosova ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta bëjë këtë, çka pason është e qartë: Kuvendi...
18:25 | 06/10/2026

Çështja e presidentit të Kosovës, reagon sërish Sejdiu

Diplomati dhe juristi, Bekim Sejdiu ka rikonfirmuar për mes një postimi se është tërhequr nga gara për presidentin e ri të Kosovës. Në një reagim...
18:00 | 06/10/2026