Kreu i PDK, Bedri Hamza ka refuzuar ofertën e Albin Kurtit për të zgjedhur sonte presidentin e Kosovës, e në po të njëjtën mbrëmje të votohet ligji për Specialen.
Hamza kundërshtoi që UÇK të bëhet objekt transaksioni.
“Nuk ka mundësi të kesh marrëveshje duke dashur gjithçka për vete. Nuk ka mundësi dhe nuk është e duhura. Nuk është balancë mes pushteteve. PDK gjatë gjithë këtij procesi ka qenë shumë transparente, komunikative, e përkushtuar për t’i dhënë vendit zgjidhje në kohën e duhur dhe për t’u ulur seriozisht për të biseduar për presidentin. Uroj që praktika e zgjedhjeve të përfundojë. Nuk mundesh të imponosh dhe nuk pranojmë që UÇK të bëhet objekt i transaksionit, çfarëdo qoftë”, tha Hamza.
Lini një Përgjigje