Franca teston raketën e re bërthamore, mes tensioneve me Rusinë! I pranishëm edhe Macron
Ministria franceze e Mbrojtjes ka njoftuar se ka testuar për herë të parë raketën e re balistike M51.3, e cila lëshohet nga nëndetëset. Testimi u zhvillua në një kohë kur tensionet mes Francës dhe Rusisë janë rritur.
Raketa u lëshua në brigjet e Bretanjës dhe nuk kishte kokë bërthamore, ku i pranishëm ishte dhe presidenti francez Emmanuel Macron.
Testimi kishte për qëllim të verifikonte nëse nëndetësja bërthamore “Le Vigilant” është gati për ta përdorur raketën, pas një procesi mirëmbajtjeje dhe modernizimi.
Ministria franceze ka bërë të ditur se raketa u lëshua pa ngarkesë dhe në përputhje të plotë me detyrimet ndërkombëtare.
Edhe pse në njoftimin zyrtar nuk përmendej Rusia, testimi ndodhi pak ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi Perëndimin të mos përshkallëzojë tensionet lidhur me Ukrainën, duke iu referuar edhe Kaliningradit, enklavës ruse të rrethuar nga Polonia dhe Lituania.
Macron tha se Franca është sot më e fortë dhe se mesazhi i saj është dërguar “qartë dhe fort”.
Shqetësimet mjedisore, Google duhet të ndalojë punimet në qendrat e të dhënave në Finlandë
Përshkallëzohen tensionet në Detin e Zi, përfshihet nga flakët anija pranë brigjeve të qytetit rus
Shakira dhe Pique në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre
- 20:51 Hamza refuzon Kurtin: Jo president pa marrëveshje
- 20:48 Moment historik për Harry Kane: I pari në paraqitje për kombëtaren e Anglisë, kalon Peter Shilton si golashënuesi më i mirë
- 20:37 Shqetësimet mjedisore, Google duhet të ndalojë punimet në qendrat e të dhënave në Finlandë
- 20:35 Përshkallëzohen tensionet në Detin e Zi, përfshihet nga flakët anija pranë brigjeve të qytetit rus
- 20:28 Shakira dhe Pique në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve të tyre
- 20:19 Konferenca Ndërkombëtare e Patriarkanës Ekumenike në Francë, i pranishëm edhe Kryepeshkopi Joani