Kremlini thotë se është i hapur për një takim Putin-Xi-Trump

Rusia është e interesuar për zhvillimin e një takimi trepalësh mes presidentit rus Vladimir Putin, presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, në kuadër të samitit të ardhshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), që do të zhvillohet në Kinë.
Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov.
Samiti i APEC është planifikuar të mbahet më 18 dhe 19 nëntor. Sipas Ushakov, ideja për një takim mes tre liderëve është ende në fazat fillestare dhe deri tani nuk janë përcaktuar detajet.
Këshilltari i Kremlinit theksoi se, duke qenë se Kina do të presë samitin e APEC-ut, ajo do të përcaktojë axhendën e takimit. Sipas tij, në kuadër të samitit mund të krijohen mundësi për zhvillimin e një takimi trepalësh Putin-Trump-Xi.
Një takim i tillë do të bashkonte në të njëjtën tryezë liderët e tre fuqive të mëdha globale, ndërsa për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar se takimi do të zhvillohet.




