Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë

6 Tetor 2026, 21:05Kronika TEMA
Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 53-vjeçari Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në Sarandë.

Kapetani u rrëzua nga skela mesditën e 29 shtatorit dhe u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në gjendje kome.

Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Kapetani u rrëzua nga skela teksa punonte për lyerjen e një fasade në një banesë në
rrugën “Mit’hat Hoxha” në lagjen nr.4 të Sarandës.

 

Lini një Përgjigje