Live Updates /

“Zgjidhni sot presidentin dhe ne votojmë ndryshimet në ligjin e Speciales”, Kurti nuk tërhiqet nga “pazari” me PDK. Opozita e refuzon: Shantazh!

*Kosova rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme pasi qeveria dhe opozita nuk po gjejnë dakordësi për zgjedhjen e presidentit. *Teksa afati kushtetues skadon sonte, Vetëvendosja dhe PDK gjatë gjithë ditës kanë zhvilluar takime, por pa rezultat. *Disa konferenca për shtyp janë zhvilluar mbrëmjen e sotme, ku kryeministri Albin Kurti është detyruar të bëjë disa oferta për opozitën, në këmbim të votimit të ndryshimeve të ligjit për Specialen e cila do të sillte lirimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së nga burgu i Hagës. *Në kushtet e një klime të trazuar politike dhe presionit qytetar nga ana tjetër, kandidati i VV për president, Bekim Sejdiu dha dorëheqjen pasi nuk pranoi të vendosej mes një zgjedhje me kusht, megjithëse i duhej Kosovës në këto momente. *Kurti ofroi për PDK një tjetër propozim, votim mes 2 emrave të saj për president Glauk Kunjofcën dhe Feride Rushitit, sërish në këmbim të Speciales, por PDK e quajti këtë shantazh dhe jo serioze.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kosova rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme pasi qeveria dhe opozita nuk po gjejnë dakordësi për zgjedhjen e presidentit. *Teksa afati kushtetues skadon sonte, Vetëvendosja dhe PDK gjatë gjithë ditës kanë zhvilluar takime, por pa rezultat. *Disa konferenca për shtyp janë zhvilluar mbrëmjen e sotme, ku kryeministri Albin Kurti është detyruar të bëjë disa oferta për opozitën, në këmbim të votimit të ndryshimeve të ligjit për Specialen e cila do të sillte lirimin e 4 ish-krerëve të UÇK-së nga burgu i Hagës. *Në kushtet e një klime të trazuar politike dhe presionit qytetar nga ana tjetër, kandidati i VV për president, Bekim Sejdiu dha dorëheqjen pasi nuk pranoi të vendosej mes një zgjedhje me kusht, megjithëse i duhej Kosovës në këto momente. *Kurti ofroi për PDK një tjetër propozim, votim mes 2 emrave të saj për president Glauk Kunjofcën dhe Feride Rushitit, sërish në këmbim të Speciales, por PDK e quajti këtë shantazh dhe jo serioze.

4 Postime
16 MINUTA ME PARE

Thellohet ngërçi politik në Kosovë, opozita refuzon ofertën e Kurtit: Shantazh dhe jo serioze!

“Zgjidhni sot presidentin dhe ne votojmë ndryshimet në ligjin e

Komunikimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, po zhvillohet tashmë përmes konferencave për media, ndërsa palët nuk kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit.

Hamza ka hedhur poshtë ofertën e dytë të Kurtit për kalimin e ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale dhe zhvillimin e votimit për Presidentin në të njëjtën seancë.

Më herët, Kurti deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të votojë që sonte në lexim të dytë ndryshimet e propozuara nga PDK-ja në Ligjin për Gjykatën Speciale, nëse PDK-ja mbështet Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin për President të Kosovës.

Por Hamza e cilësoi këtë propozim si të papranueshëm.

“Kjo nuk është aspak serioze”, tha Hamza, duke shtuar se tema po tentohet të shndërrohet në “pazare të minutave të fundit”.

Kreu i PDK-së akuzoi Kurtin se po tenton ta përdorë çështjen e ligjit si mjet presioni politik për të siguruar zgjedhjen e Presidentit.

Sipas Hamzës, synimi i Kurtit është të ketë “autoritet të plotë” mbi institucionet kryesore të Kosovës.

“Qëllimi është si ta përdorë ligjin thjesht dhe direkt për shantazh për ta arritur qëllimin politik, për ta pasur një president politik dhe për ta përmbyllur plotësisht kapjen e institucioneve të shtetit”, deklaroi Hamza.

Hamza tha se komunikimin e fundit me Kurtin e ka pasur gjatë mesditës së sotme. Sipas tij, ai i ka bërë të qartë kryeministrit se për PDK-në fillimisht duhet të votohet në lexim të dytë ligji për Gjykatën Speciale dhe vetëm më pas mund të diskutohet për një marrëveshje për Presidentin.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës duhet të kalojë ligji leximin e dytë dhe pastaj mund të flasim dhe të kemi marrëveshje për presidentin”, tha Hamza./Versus.al

 

44 MINUTA ME PARE

VIDEO/ Kurti ofertë të re PDK-së: Ne votojmë ligjin për Specialen, ju votoni për president Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin!

“Zgjidhni sot presidentin dhe ne votojmë ndryshimet në ligjin e

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë një ofertë të re ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, vetëm pak orë para se Kosova të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Kurti deklaroi se Vetëvendosje është e gatshme të votojë në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, nëse PDK-ja zotohet se do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes s  ë Presidentit të Kosovës.

Sipas Kurtit, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, duhet të dalë publikisht dhe të deklarojë se i gjithë grupi parlamentar i PDK-së do të marrë pjesë në votim, pavarësisht nëse votojnë pro, kundër apo abstenojnë.

“Meqë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, nuk po arrin të takohet me ne, le të dalë publikisht sonte dhe të zotohet se i gjithë grupi parlamentar i PDK-së do të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e presidentit, qoftë për, abstenim apo kundër”, tha Kurti.

Ai shtoi se pas këtij zotimi, Vetëvendosje do të mbështeste ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale në lexim të dytë, edhe nëse PDK-ja e konsideron problem mosrespektimin e afatit 72-orësh mes dy leximeve.

“Ne ua votojmë ligjin dhe menjëherë pas kësaj kalojmë në votimin për presidentin”, u shpreh Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes foli edhe për kandidaturat për President. Ai tha se PDK-ja kishte refuzuar më herët ofertën për të mbështetur Bekim Sejdiun, duke shtuar se një përgjigje pozitive nga opozita mund ta rikthente atë në garë.

Kurti përmendi gjithashtu dy emrat e tjerë të propozuar nga Vetëvendosje, Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, duke thënë se të dy mbeten kandidatë nëse ka interesim nga opozita.

Oferta e re e Kurtit vjen në një moment kritik për procesin e zgjedhjes së Presidentit, ndërsa palët politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje për të siguruar pjesëmarrjen e nevojshme në votim./Versus.al

 

 

4 ORE ME PARE

Kurti kërkoi votat e opozitës për presidentin në këmbim të Speciales, tërhiqet nga kandidimi Bekim Sejdiu

“Zgjidhni sot presidentin dhe ne votojmë ndryshimet në ligjin e

Profesori universitar Bekim Sejdiu ka deklaruar se nuk është më kandidat për President të Kosovës, pavarësisht se emri i tij është përmendur sërish si një mundësi për zgjidhjen e ngërçit politik.

Sejdiu, i cili u tërhoq nga gara në shtator, tha se nuk e konsideron të denjë që dikush të zgjidhet President vetëm me qëllimin për të shmangur zgjedhjet e reja.

“Nuk konsideroj që është e denjë me u zgjedh president dikush që zgjedhet vetëm me i shmang zgjedhjet. President duhet të zgjedhet dikush që e meriton atë pozitë”, deklaroi Sejdiu për Gazetën Infokusi.

Ai bëri me dije se ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, se nuk do të jetë më pjesë e procesit të zgjedhjes së Presidentit.

Sejdiu tha se kandidatura e tij ishte pjesë e dakordimit politik mes LDK-së dhe LVV-së dhe se e kishte mirëpritur mbështetjen e partive të tjera politike. Megjithatë, sipas tij, mungesa e votave e bëri të tërhiqej nga gara.

“Meqë unë nuk i kam pasur votat, unë jam tërheq nga kjo garë. E çmoj shumë besimin dhe vlerësimin nga të gjithë, por unë nuk jam më pjesë e këtij procesi”, u shpreh ai.

Profesori theksoi gjithashtu se zgjedhja e Presidentit nuk duhet të kushtëzohet apo të lidhet me çështje të tjera politike të rëndësishme për vendin.

Deklarata e Sejdiut vjen pasi Albin Kurti e përmendi sërish emrin e tij si një alternativë për postin e Presidentit, në një kohë kur procesi i zgjedhjes së kreut të shtetit vijon të jetë në qendër të zhvillimeve politike në Kosovë./Versus.al

4 ORE ME PARE

Kurti i kërkon PDK-së vota për presidentin, në këmbim të kalimit të ligjit për Specialen

“Zgjidhni sot presidentin dhe ne votojmë ndryshimet në ligjin e

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partisë Demokratike të Kosovës për t’ia kaluar ndryshimet e propozuara në ligjin për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë.

Ai tha se, nëse PDK-ja zotohet se ia siguron të paktën gjysmën e votave të 22 deputetëve të saj për zgjedhjen e Bekim Sejdiut president të ri të Kosovës sonte, atëherë ai do t’ia sigurojë 62 vota nga partia e tij dhe partnerët e koalicionit qeverisës për kalimin e ndryshimeve në ligjin për Specialen.

Sejdiu ishte kandidat i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje të Kurtit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe u tërhoq muajin e kaluar, pasi gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan garimin e tij.

Kurti tha në konferencë se Bekim Sejdiu mbetet kandidat dhe se i nevojiten gjysma e votave të PDK-së për ta siguruar praninë e nevojshme e të paktën 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende për zgjedhjen e tij në ditën e fundit të afatit kushtetues për emërimin e presidentit të ri.

Ai tha se tani pret përgjigje nga PDK-ja, meqë partia opozitare “nuk po dëshiron të takohet më me ne”.

“Bedri Hamza na kushtëzuar në mënyrë ultimative dhe refuzon të takohet”, tha ai Kurti.

Paraprakisht, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se nuk takohet me Kurtin dhe askënd për asgjë ka kaluar ndryshimet për ligjin i cili synon t’ia kufizojë kompetencat Gjykatës Speciale.

Kurti tha se "zotohet" se do t'ia votojë "të enjten qysh në mëngjes" PDK-së ndryshimet e propozuara për t'ia kufizuar kompetencat Speciales, duke argumentuar se duhet respektuar Nenin 85 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës, i cili thotë se shqyrtimi i dytë nuk mund të bëhet më herët se 72 orë nga dita e miratimit në parim.

Poll