​Haradinaj: Kurti po tallet me Ligjin për Specialen

Ramush Haradinaj u ka bën thirrje deputetëve që të kthehen në seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ai thotë se për miratimin e këtij ligji kanë kontribuar partitë kryesore politike dhe komunitetet joserbe, duke e cilësuar atë si ligj të përbashkët të subjekteve që e kanë votuar. Në një konferencë për media, ai ka kritikuar ndryshimin e qëndrimeve politike, duke thënë se kjo po ndodh “nga ora në orë” dhe “nga konferenca në konferencë”.

“Me lejoni që t’ju them që kam në dorë një dokument dhe ky është ligji për Dhomat e Specializuara. Ky është ligji i Aleancës, PDK-së, VV-së dhe pakicave joserbe. Loja e tij nga ora në orë, nga konferenca në konferencë. Të gjitha temat kanë rëndësi, por nuk ka asnjë logjikë që të tallet kështu”, tha Haradinaj. Ai theksoi se ligji është votuar nga deputetë të subjekteve të ndryshme politike dhe kërkoi që ata të rikthehen në sallën e Kuvendit për ta përfunduar procesin.

“Ky ligj është i të gjithë neve që e kemi votuar. Kemi edhe tri orë, ju bëj thirrje, kthehuni në seancë”, deklaroi Haradinaj. Thirrja e tij vjen në kohën kur Kuvendi po përballet me një situatë të tensionuar rreth votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?