Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

45 minuta “zjarri” në “Air Albania”, Shqipëria diktatore në pjesën e parë me supergolin e Asllanit

Shkruar nga Newsbomb
45 minuta “zjarri” në “Air Albania”, Shqipëria
Cast nga ndeshja

Shqipëria ka arritur ta mbyllë në avantazh pjesën e parë në ndeshjen kundër San Marinos, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Skuadra jonë, e drejtuar nga trajneri Rolando Maran, nuk e vuri në asnjë moment në diskutim triumfin 1-0 në 45 minuta.

Lojë spektakolare, raste të shumta dhe një supergol të shënuar nga Kristjan Asllani në minutën e 11-të. Formacioni 4-3-3 i hedhur në fushë nga Maran ka rezultuar i saktë, ndërsa tashmë të dy ekipet i janë drejtuar dhomave të zhveshjes, për t’u kthyer pas 15 minutash për pjesën e dytë.

Nëse 90 minutat do të përfundojnë me fitoren e tanëve, Shqipëria do të ngjitet përkohësisht në vendin e parë duke parakaluar Finlandën që kryeson grupin C.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese