A e meriton Shqipëria gjendjen ku ndodhet? Nis “Topin e kam unë”, debati ku të rinjtë përballin qëndrimet e tyre
Në puntatën e parë të “Topin e kam unë” debati mes të rinjve nisi me pyetjen “A e meriton Shqipëria qeverinë dhe situatën që ka?”.
Rovin dhe Flogerti patën dy qëndrime të ndryshme për pyetjen. Rovin shprehu se situata në të cilën ndodhet sot Shqipëria, ka bërë që praktikisht të zhduket shtresa e mesme, ndërsa Flogerti shprehu se shtresa e mesme sot janë mjekët inxhinierët dhe dikush që sot ka një pagë mesatarisht mesatare.
Pjesë nga debati:
Rovin: Diktatura i ka bërë një prelud, le të themi, të frikshëm kapitalizmit, duke thënë që është sistemi ku njeriu ha njeriun, ku nuk ka drejtësi, ku fiton më i shkathi, pak a shumë një mini-ligj i xhunglës, të themi.
Dhe njerëzit i kanë keqkuptuar, në bazë, ca koncepte që ka kapitalizmi në vetvete, që janë demokracia në planin sociopolitik dhe konkurrenca e lirë dhe e ndershme në planin ekonomik.
Sepse konkurrencën e lirë e kanë parë jo si ajo që është në të vërtetë, por si një mundësi që kanë njerëzit më të aftë, më të shkathët, që mund të vijnë nga resurse të ndryshme, mund të themi, pra jo dhe të pastër nga dosjet e tyre penale, të themi, apo në përgjithësi ata individë që ishin më të shkathët.
Mirëpo, konkurrenca e lirë gjithashtu është pikërisht konkurrenca që jep standard të barabartë për të gjithë dhe që është e zhveshur nga shtrëngimet, nga njohjet, nga jo-meritokracia.
Kurse demokracia është pikërisht pushteti i popullit. Por ndodh që, për ironi të fatit, në bazë një pjesë e kastës së vjetër të po atij sistemi ishte ajo që kryesoi tani.
Edhe disa njerëz, duke menduar që meqë stafetën e kanë këta që nisën nga ajo kastë e vjetër, në bazë duan një [e paqartë] elitë nga dikur, ajo elitë që ata mbajnë tani, iu ofruan afër, duke bërë një demos, le të themi, apo duke bërë shumicën e demokracisë.
Dhe një pjesë tjetër pastaj të popullit e lanë disi më të heshtur dhe njerëzit u tërhoqën, në bazë, të pranonin fatin e tyre, duke qenë ata të pafuqishmit, ata që nuk ishin të shkathët apo të zotët pikërisht që të kalonin në këtë standard.
Edhe kjo, në bazë, e bëri dhe një shtypje të klasës së mesme shoqërore, pak në planin ekonomik. Sepse dihet figura e njerëzve shumë të pushtetshëm dhe pjesa tjetër nuk e ka fuqinë, do me thënë, që t’i përballet kësaj.
Dhe kjo ndodh nga një ideologji dhe nga një mentalitet i ngulitur, në bazë, që fati [e paqartë] dhe kështu duhet të funksionojë; që kush ka pushtetin e ka fuqinë më të madhe dhe kush nuk e ka atë, në bazë, është më i dobët për të ndërmarrë.
Flogert: Po ti tani do thuash që nuk ka shtresë të mesme? Ti po thua që s’ka shtresë të mesme?
Rovin: Praktikisht nuk e shikoj ekzistencën e një shtrese të mesme sot, sepse, nisur nga vetja, duke qenë profesion mjek, që më duhet të bëj dy deri në tre punë, edhe në një pozitë [e paqartë], intelektuale dhe të angazhuar me punë, edhe vetë nuk e shoh veten një klasë të mesme. Pra, ka një diferencë të madhe mes…
Rovin: Kjo është pak për aspektin ekonomik, jo për aspektin…
Flogert: Ti kë quan shkallë të mesme, se shkallë e mesme është një mjek, është një inxhinier, është një që ka një pagë mesatarisht shumë mirë.
Rovin: Niveli ekonomik që ka kjo shtresë nuk më bën të mendoj që janë në statusin e shtresës së mesme.
Top Channel