VIDEO-FOTO/ Nata e 21-të e protestës në Prishtinë, kërkohet ndryshimi i ligjit për Specialen

21:30, 06/10/2026

Në Prishtinë vijon protesta e përnatshme kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ndërsa në natën e 21-të protestuesit kanë përsëritur kërkesën për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Protesta zhvillohet në një kohë kur Kosova ndodhet edhe përballë afatit për zgjedhjen e presidentit.

Gjatë protestës, disa pjesëmarrës kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të Policisë së Kosovës.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, u ka bërë sërish thirrje protestuesve që të mos hedhin mjete piroteknike apo sende të tjera në drejtim të policisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet votimi i ndryshimeve në ligjin për Specialen. Në protestat e ditëve të fundit, organizatorët kanë kërkuar nga Kuvendi që të procedojë dhe votojë ndryshimet e propozuara.

Protesta e 21-të zhvillohet ndërkohë që sot skadon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.

Nëse procesi dështon, vendi mund të përballet me një tjetër krizë institucionale dhe zgjedhje të parakohshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco