
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thirrur një takim në mbrëmje në Pallatin Élysée për të diskutuar situatën e krijuar pas protestave të nxënësve të shkollave të mesme në të gjithë vendin.
Sipas një burimi qeveritar, i cili konfirmoi raportimin e BFMTV, në takim do të marrin pjesë kryeministri Sébastien Lecornu, ministri i Brendshëm Laurent Nuñez dhe ministri i Arsimit, Édouard Geffray.
Takimi vjen pas protestave të së martës, të cilat organizatorët i kanë cilësuar si “akti i tretë” i lëvizjes. Sipas tyre, rreth 450 mijë persona marshuan në qytete të ndryshme të Francës.
Demonstratat u zhvilluan nën një prani të shtuar policore, ndërsa autoritetet franceze po përpiqen të menaxhojnë situatën pas disa ditësh tensione dhe përleshjesh.
Protestat e nxënësve kanë vendosur në qendër të debatit kërkesat për më shumë burime dhe financim për arsimin, ndërsa qeveria po vlerëson zhvillimet dhe mënyrën e reagimit ndaj protestave.

