‘Mos na leni të soset durimi’/ Haziri paralajmëron pas 21 ditësh protestë: Nuk mund të qëndrojmë deri në pafundësi

22:05, 06/10/2026

Pas 21 ditësh protestë dhe 20 netësh në shesh, Çlirim Haziri ka përcjellë një mesazh paralajmërues gjatë protestës në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së.

‘Mos na leni të soset durimi se nuk kemi mundësi të qëndrojmë deri në pafundësi’, tha Haziri para protestuesve, duke kërkuar që kërkesat e tyre të merren në konsideratë.

Ai tha se protestuesit kanë qëndruar për 21 ditë në shesh dhe kanë zhvilluar edhe dy marshe masive brenda një muaji.

‘21 ditë e 20 net, jemi në këtë shesh e në të gjitha sheshet e Kosovës. Kemi mbajtur dy marshe masive brenda një muaji, ku qindra e mijëra shqiptarë vërshuan në rrugët e Prishtinës si një lumë’, u shpreh ai.

Haziri deklaroi se protesta lidhet me mbrojtjen e çështjes së UÇK-së dhe kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Speciale.

Ai kërkoi gjithashtu që çështjet që lidhen me UÇK-në të mos përdoren për interesa politike.

‘Çështjet e UÇK-së dhe ligjet e lirisë sonë nuk guxojnë kurrsesi të shndërrohen në monedhë shkëmbimi apo të përfshihen në pazare të ngushta politike’, tha Haziri.

Sipas tij, sakrifica e pjesëtarëve të UÇK-së duhet të qëndrojë mbi çdo interes politik.

‘Vlera e gjakut dhe sakrificës sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është e shenjtë dhe mbi çdo kalkulim apo përleshje për karrige e pushtet’, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco