Kurti propozon Justina Shiroka Pula për Presidente
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për media ka propozuar kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula për Presidente. Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje do t’i votojë ndryshimet në lexim të dytë në ligjin për Specialen, nëse PDK zotohet se merr pjesë në votim për kandidaten e re.
“Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, le të dalë publikisht sonte, pas meje menjëherë, që 22 deputetët e grupit parlamentar të PDK-së zotohen bashkë se marrin pjesë me votë në zgjedhjen për president, ne po ia votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht. Në një seancë me dy pika. Pika e parë, leximi i dytë i projektligjit mbi Gjykatën Speciale e ka votën tonë, dhe pastaj votimi për presidente, profesoresha Justina Shiroka-Pula”, tha Kurti.
I pyetur nga gazetarët nëse ka kontaktuar me Shiroka-Pulën, Kurti tha: “Ajo ka qenë ministre e PDK-së, le ta bind, kryetari Bedri Hazma, unë jam dakord”.
Kurti më parë i ka bëri thirrje PDK-së që të votojë njërin nga kandidatët për president, Glauk Konjufca apo Feride Rushiti në këmbim të votave të LVV-së për Ligjin për Dhomat e Specializuara. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e quajti joserioze për vendin propozimin e Kurtit. Sipas tij, ligji duhet të kalojë por edhe për çështjen e presidentit duhet të ketë marrëveshje.
6 tetori është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, nëse Kuvendi dështon, ai shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja.
“Skemë për të bërë Konjufcën president”, Mulaj: Kurti po tallet, po të ishte burrë shteti, do ta kalonte ligjin
Hamza refuzon Kurtin: Jo president pa marrëveshje
Kurti: Ia votojmë PDK-së ligjin për Specialen, nëse votojnë për president mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit
- 22:44 Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga pika e bardhë, mbyllet 2-1 ndaj San Marinos
- 22:40 Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren (VIDEO)
- 22:14 “Skemë për të bërë Konjufcën president”, Mulaj: Kurti po tallet, po të ishte burrë shteti, do ta kalonte ligjin
- 22:12 Vjen goli i kundërshtarit, San Marino barazon ndaj Shqipërisë (VIDEO)
- 22:01 “Situata më e rrezikshme dhe më mjerane se në komunizëm”, Aliaj: Ja çfarë po ndodh në Francë
- 21:43 “Trajneri e shkeli fjalën që më dha”, Ronaldo tregon prapaskenat e largimit të tij