“Skemë për të bërë Konjufcën president”, Mulaj: Kurti po tallet, po të ishte burrë shteti, do ta kalonte ligjin

6 Tetor 2026 | 22:21

Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj, e ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka komentuar bllokadën politike në Kosovë sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri, duke e cilësuar këtë situatë si një “lojë të pamoralshme” dhe një strategji të përsëritur të kryeministrit Albin Kurti për të nxjerrë në fund Glauk Konjufcën si kandidat për president.

Sipas Mulaj, është e papranueshme që Lëvizja Vetëvendosje të kushtëzojë votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë me çështjen e presidentit, duke u tallur kështu me ish-krerët e UÇK-së.

Ajo theksoi se, po të ishte Kurti “burrë shteti”, do ta miratonte ligjin, pa bërë, siç e quajti edhe vetë ajo, pazar me një çështje kaq të rëndësishme kombëtare.

 “Por mendoj është edhe një strategji e zotit Kurti që me çdo kusht të bëjë Glauk Konjufcën president të Kosovës. Është e njëjta pamje që ne kemi parë edhe përpara zgjedhjeve të qershorit. E njëjta skemë që fillon me propozime, pastaj nuk bien dakord, pastaj kalon me propozime të tjera dhe në fund nxjerr Glauk Konjufcën për kandidat për president.

Është një lojë dhe për mua është absolutisht e pamoralshme. Është më e pakta që mund të them që ti të kushtëzosh ligjin për Dhomat e Specializuara me çështjen e presidentit. Sepse ligji për Dhomat e Specializuara është një akt, një mënyrë për të ndihmuar në drejtësi e Dhomave të Specializuara. Dhe t’i ta kushtëzosh me një çështje politike që është presidenti, je duke u tallur me ata të katër! Je duke u tallur me kryetarin e grupit tënd parlamentar sepse Rexhep Selimi ka qenë kryetar i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, me bashkëshorten e Rexhep Selimit që është deputete e Vetëvendosjes, je duke u tallur me Salih Mustafën, je duke u tallur me Pjetër Shalën!

Këta të dy do të përfitonin të parët nga ky ligj, pasi për të tjerët apeli do vazhdonte dhe pastaj do shihej më pas. Nuk mund ta kushtëzosh një çështje që lidhet me Dhomat e Specializuara në Hagë me çështjen e presidentit.

Do të ishte, në qoftë se zoti Kurti do të donte të bënte diçka tjetër, e kishte në dorë të tregonte veten që është burrë shteti: ta miratonte ligjin dhe më pas t’i thoshte, meqënëse e kaloi në qeveri, e kaloi në leximin e parë dhe pastaj e kushtëzon me presidentin, e bën pazar, po pazar të ulët e të dobët, se është një çështje shumë e rëndësishme dhe shumë e madhe për ta kthyer në pazar”, u shpreh Mulaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti propozon Justina Shiroka Pula për Presidente

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për media ka propozuar kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula për Presidente....
22:15 | 06/10/2026

Hamza refuzon Kurtin: Jo president pa marrëveshje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza e ka quajtur joserioze për vendin atë se çka deklaroi kryeministri i vendit, Albin Kurti për çështjen...
20:51 | 06/10/2026

Kurti: Ia votojmë PDK-së ligjin për Specialen, nëse votojnë për president mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit

Kryeministri Albin Kurti njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë me propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), kur kanë mbetur...
20:05 | 06/10/2026