Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Kurti bën lëvizjen e radhës për presidentin, i ofron PDK-së marrëveshjen: Vota për Specialen, në këmbim të Justina Shiroka-Pulës

Shkruar nga Newsbomb
Kurti bën lëvizjen e radhës për presidentin, i ofron
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka propozuar kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka-Pulën, si kandidate për presidente. Në një konferencë për mediat, ai deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje është gati të votojë ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, në lexim të dytë, nëse 22 deputetët e PDK-së zotohen publikisht se do të marrin pjesë në votimin për presidentin.

Kurti propozoi që në një seancë të vetme të votohet fillimisht projektligji për Specialen dhe më pas kandidatja për presidente, duke i bërë thirrje kreut të PDK-së, Bedri Hamza, të japë një angazhim publik.

“Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, le të dalë publikisht sonte, pas meje menjëherë, që 22 deputetët e grupit parlamentar të PDK-së zotohen bashkë se marrin pjesë me votë në zgjedhjen për president, ne po ia votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht. Në një seancë me dy pika. Pika e parë, leximi i dytë i projektligjit mbi Gjykatën Speciale e ka votën tonë, dhe pastaj votimi për presidente, profesoresha Justina Shiroka-Pula”, tha Kurti.

Më herët, Kurti kishte propozuar që PDK të mbështeste një nga kandidatët Glauk Konjufca ose Feride Rushiti, në këmbim të votave të LVV-së për ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e ka cilësuar si joserioz propozimin e Kurtit për vendin. Sipas tij, ligji për Specialen duhet të miratohet, por edhe për zgjedhjen e presidentit duhet të ketë një marrëveshje politike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese