129 ditë protestë në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

129 ditë protestë në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

22:21, 06/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për të 129-ën ditë, qytetarët vijuan protestën para Kryeministrisë kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Protestuesit përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa e akuzuan qeverinë për keqmenaxhimin e fondeve publike dhe lidhje me krimin.

Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre ishte mungesa e aparaturave dhe medikamenteve jetike për pacientët me sëmundje tumorale, duke akuzuar qeverinë se fondet publike po shpenzohen për koncerte, në vend të shërbimeve shëndetësore.

Si çdo natë, pas gati 2 orë fjalime ku qytetarët shprehën indinjatën e tyre për sistemini korruptiv qeveritar dhe politik vijuan marshimin. nëpër rrugët e Tiranës.

Marshimi kaloi nga sheshi Uilson dhe Tirana e re, për të përfunduar sërish para kryeministrisë, aty ku do rikthehen sërish nesër për protestën numër 130.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco