Shpërthen festa, Shqipëria rikthen avantazhin në shtesë
Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj San Marinos 2-1, në m...
Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj San Marinos 2-1, në m...

Vdekja e një teknikeje laboratori në Rusi ka ngritur dyshime për një infektim me murtajën pneumonike, por shkaku mbetet i pakonfirmuar.
Radio Evropa e Lirë bisedoi me Brendan Wren, profesor i patogjenezës mikrobike në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, për mënyrën e përhapjes së sëmundjes, trajtimin dhe rrezikun për publikun.
Darya Shipilova, një teknike laboratori 28-vjeçare në Institutin Kërkimor kundër Murtajës në Irkutsk të Rusisë, vdiq në spital më 2 tetor.
Raportimet për një aksident të mundshëm në laborator kanë ngritur dyshime se ajo mund të jetë infektuar me murtajën pneumonike.
Mediumi i pavarur siberian Lyudi Baikala raportoi se Shipilova kishte thyer aksidentalisht një epruvetë që përmbante bakterin e murtajës gjatë punës më 25 shtator.
Autoritetet ruse nuk e kanë konfirmuar publikisht këtë version të ngjarjes.
Agjencia ruse e shëndetit publik, Rospotrebnadzor, tha se ajo ishte diagnostikuar me “pneumoni me shkak të panjohur” dhe se analizat shtesë nuk kishin zbuluar mikroorganizma të lidhur me punën e saj.
Agjencia tha gjithashtu se në institut nuk ishte regjistruar asnjë aksident me mikroorganizma patogjenë.
Më shumë se 60 punonjës të institutit janë izoluar brenda tij që nga 2 tetori, sipas burimeve që folën për Siberia.Realities të Radios Evropa e Lirë.
Sipas raportimeve mediatike, rreth 200 persona që mund të kenë pasur kontakt me Shipilovën janë vendosur nën vëzhgim mjekësor ose në izolim.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po e monitorojnë situatën. Më 5 tetor, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se nuk e konsideronte atë shkak për alarm, por se kërkonte vëmendje dhe monitorim.
Deri më tani, nuk ka prova të konfirmuara publikisht për transmetim të infeksionit mes banorëve të Irkutskut.
Por, sa lehtë përhapet murtaja pneumonike, e cila prek mushkëritë? Sa e rrezikshme është sot dhe pse laboratorët punojnë me bakterin që e shkakton atë?
Radio Evropa e Lirë: Nëse bëhet fjalë për murtajë pneumonike, si përhapet ajo nga një person te tjetri dhe sa lehtë mund të përhapet?
Brendan Wren: Murtaja pneumonike transmetohet përmes rrugëve të frymëmarrjes, por nuk është veçanërisht ngjitëse dhe sigurisht nuk është aq transmetuese sa virusi SARS, i cili përhapet përmes rrugëve të frymëmarrjes.
Incidenti fatkeq në Rusi është qartësisht një infektim i izoluar në kuadër të punës dhe deri më tani nuk është transmetuar te ndonjë person tjetër, kështu që nuk bëhet fjalë për një shpërthim. Persona të tjerë mund të kenë qenë në kontakt me personin e infektuar, prandaj izolimi dhe vëzhgimi i personave potencialisht të prekur është një masë e arsyeshme.
Radio Evropa e Lirë: Sa e rrallë dhe sa e rrezikshme është murtaja pneumonike? A mund të trajtohet në mënyrë efektive?
Wren: Është një infeksion kaq i shpejtë dhe vdekjeprurës, saqë mund të shkaktojë vdekjen brenda 24 orësh. Pra, megjithëse mund të jenë në dispozicion antibiotikë, mund të jetë tepër vonë nëse ata administrohen pasi infeksioni ka përparuar. Ka gjithashtu një numër në rritje të raportimeve për shtame të Yersinia pestis rezistente ndaj antibiotikëve, agjentit bakterial që shkakton murtajën. Kështu, disa antibiotikë mund të mos funksionojnë.
Në mbarë botën, ka rreth 1.000 raste të murtajës çdo vit. Ajo është endemike në pjesë të Rusisë, Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
Radio Evropa e Lirë: Pse do të punonte një laborator me bakterin e murtajës në radhë të parë? Çfarë studiojnë ose synojnë të arrijnë laboratorë të tillë?
Wren: Në përgjithësi, të zhvillojnë vaksina më të mira që mund të përdoren në rajonet e botës ku murtaja është endemike. Nëse Yersinia pestis do të përdorej si armë biologjike, një vaksinë për personelin ushtarak mund të ishte e dëshirueshme.
Radio Evropa e Lirë: Bazuar në atë që dihet publikisht deri tani, sa shqetësues është ky rast? A paraqet ai ndonjë rrezik domethënës për publikun e gjerë?
Wren: Sipas mendimit tim, ky është një rast i izoluar. Ne nuk jetojmë më në kohët mesjetare dhe murtaja nuk është veçanërisht e transmetueshme në kohët moderne. Duket se autoritetet po marrin masa të arsyeshme për ta përmbajtur këtë rast të vetëm të infektimit të marrë në laborator.
Kryeministri i Albin Kurti i ka bërë ofertën e tretë Parti...
Policia ka arrestuar ish-kreun e agjencisë së inteligjencë...
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partis...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Ham...
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena H...
Subvencioni i ri për automobilët elektrikë i ka tejkaluar ...
"Vijnë kohë kur në sipërfaqe del i gjithë llumi i shoqëris...
Si do të dukej tregu i punës në Gjermani nëse emigrantët d...
Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të mbërrijë ...
Protestuesit po përleshen me Policinë teksa tensionet para...
Çmimi Nobel në fiziologji ose mjekësi për vitin 2026 u ka ...
Me 91 vota pro dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim është m...
Kuvendi i Kosovës shqyrton sot ndryshimet për Ligjin për D...
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka shpallur zgjedhje...
Sipas rezultateve të pjesshme paraprake të publikuara nga ...
Aleksandar Vuçiç dha dorëheqjen si President i Serbisë të ...
Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se ish-kancelarja An...
SHBA-ja ka tërhequr të gjithë bombarduesit e tyre nga RAF ...
Zgjedhjet e përgjithshme u mbajtën në Bosnjë dhe Hercegovi...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në fshatin...
Një aksident u shënua mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin rr...
Policia Rrugore e Tiranës ka ndërmarrë masa ndëshkimore pa...
Arrestohet në flagrancë punonjësi i Policisë, pasi dyshohe...
Gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit do të j...
Për të katërtën herë, banorët e Burimasit kanë dalë në pro...
Këtë të hënë nis viti i ri akademik për studentët dhe peda...
Gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, vendi paras...
Vdekja e një teknikeje laboratori në Rusi ka ngritur dyshi...
Kryeministri i Albin Kurti i ka bërë ofertën e tretë Parti...
Policia ka arrestuar ish-kreun e agjencisë së inteligjencë...
Kryeministri Albin Kurti i ka bërë “ofertë publike” Partis...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, For...
Në vetëm dy muaj, Ansambli Folklorik “Shebeniku” ka shënua...
Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dhuvjan të Dropull...
Kjo e martë shënoi nisjen e punimeve civile dhe konservues...
Vjelja e ullirit për vitin 2026 pritet të sjellë një prodh...
Gjashtë bashkime kompanish janë kualifikuar për të vijuar ...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për f...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...