• Kontakt
Tuesday, October 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kush është Justina Shiroka Pula, kandidatja e propozuar nga Kurti për presidente?

22:40 : 06/10/2026
në RAJONI

Akademikja Justina Shiroka-Pula, e propozuar nga kryeministri Albin Kurti për presidente të Kosovës, është ekonomiste dhe akademike, e cila ka ushtruar edhe funksione politike e institucionale.

Shiroka-Pula në vitin 2025 është zgjedhur kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), duke u bërë gruaja e parë që udhëheq këtë institucion, të themeluar në vitin 1975. Në këtë detyrë ajo pasoi akademikun Mehmet Kraja.

Ajo shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Prishtinë, ndërsa në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Studimet pasuniversitare në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i ka përfunduar në vitin 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Universitetit të Zagrebit.

Lexo edhe:

Albin Kurti propozon Justina Shiroka Pulën për presidente të Kosovës

Bedri Hamza i vendosur: Më mirë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Shiroka-Pula është doktoruar në Universitetin e Prishtinës me tezën e doktoratës me titull “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Karrierën profesionale e ka nisur në Bankën Popullore të Kosovës, ndërsa në vitin 1978 ka filluar punën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik.

Sipas biografisë së publikuar nga ASHAK, ajo ka ndjekur edhe studime pasdoktorale në Universitetin e Linzit në Austri dhe në Universitetin e Arizonës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ka kryer trajnime të ndryshme profesionale në universitete të ndryshme ndërkombëtare.

Pas përfundimit të luftës, Shiroka-Pula është angazhuar edhe në shoqërinë civile, kryesisht në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore, zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.

Në politikë, ajo ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011. Më pas, nga viti 2011 deri në vitin 2014, ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Tashmë, emri i saj është propozuar nga kryeministri Albin Kurti për postin e presidentes së Republikës së Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Etiketa: albin kurtikosovepresidentustina Shiroka Pula

Lajme të lidhura

RAJONI

Albin Kurti propozon Justina Shiroka Pulën për presidente të Kosovës

22:34 : 06/10/2026
RAJONI

Bedri Hamza i vendosur: Më mirë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

20:55 : 06/10/2026
RAJONI

Kurti – PDK: Votojmë sot për Specialen, nëse votoni për Konjufcën ose Rushitin për President

20:46 : 06/10/2026
RAJONI

Bekim Sejdiu njofton Kurtin dhe LDK-në për tërheqjen nga gara presidenciale

16:47 : 06/10/2026
AKTUALITET

Kurti: Ta heqim presionin e zgjedhjes së presidentit dhe të fokusohemi te krerët e UÇK-së

15:58 : 06/10/2026
RAJONI

“PDK nuk bashkëpunon”, Kurti: Pa president, vendi shkon në zgjedhje brenda pak orësh

15:34 : 06/10/2026

TË GJITHA

Kush është Justina Shiroka Pula, kandidatja e propozuar nga Kurti për presidente?

22:40 : 06/10/2026

Albin Kurti propozon Justina Shiroka Pulën për presidente të Kosovës

22:34 : 06/10/2026

Panik në aeroportin e Los Anxhelosit, dy avionë përfshihen në një aksident në pistë

22:32 : 06/10/2026

San Marino barazon ndaj Shqipërisë/ VIDEO

22:15 : 06/10/2026

Protestë dhe në “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg, Berisha në burg

22:00 : 06/10/2026

Masakër mjedisore në lumin Shkumbin, dhjetëra ekskavatorë gërryejnë dita-ditës për inerte

21:30 : 06/10/2026

Anthropic zgjeron modelet e saj më të fuqishme të IA-së për ekipet e sigurisë

21:24 : 06/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com