Gazetari Mentor Nazarko, duke analizuar zhvillimet e fundit në Kosovë, thekson se kemi të bëjmë me një papjekuri politike nga të dy krahët, ku përgjegjësinë më të madhe e mban Vetëvendosja.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Nazarko vuri në dukje se Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, në një kohë kur Kosova s’ka asnjë shenjë të seriozitetit si shtet.
“Situata në Kosovë është dëshmi e një papjekurie të përgjithshme politike, të të dy krahëve të politikës dhe pse jo të elitës intelektuale të Kosovës. Përgjegjësinë më të madhe e ka faktori që ndikon më shumë, që kontrollon institucionet, që është Vetëvendosja, por nuk është pa hise edhe opozita. Është një rrënim gradual dhe që tani po bëhet kulminant i reputacionit ndërkombëtar të Kosovës, statusit të saj ndërkombëtar”, tha Nazarko.
“Dramaciteti i kësaj që po shohim theksohet akoma më shumë kur shohim që Serbia është duke forcuar pozitën e saj ndërkombëtare. Qoftë duke rregulluar marrëdhëniet me SHBA-të, me BE-në, me Kinën. Kosova s’ka asnjë shenjë të seriozitetit të saj si shtet”, vijoi gazetari.
Lini një Përgjigje