web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shqipëria vuan për vendin e parë, dopieta e Asllanit vendos ndaj San Marinos

6 Tetor 2026, 22:43, Sport CNA

Shqipëria vuan për vendin e parë, dopieta e Asllanit vendos ndaj

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore të vuajtur 2-1 përballë San Marinos në stadiumin "Air Albania".

Sfida e raundit të katërt në Ligën e Kombeve u vendos nga performanca e shkëlqyer e Kristjan Asllanit. Mesfushori kuqezi zhbllokoi takimin që në minutën e 11-të falë një goditjeje nga jashtë zone.

Përgjatë pjesës së parë, Shqipëria krijoi disa raste të tjera për të dyfishuar shifrat, por shtylla dhe portieri mik ndalën sulmet.

Skuadra e San Marinos befasoi vendësit në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin me Lazzarin në minutën e 66-të. Të besuarit e Rolando Maran u hodhën plotësisht në sulm dhe gjetën golin e fitores vetëm në minutat e shtesës.

Asllani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u akordua pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Ky triumf dramatik i ngjit kuqezinjtë në krye të grupit me 9 pikë të grumbulluara.





Lajmet e fundit nga