Mirlind Daku ka qenë i sinqertë kur ka pranuar se ekipi kishte qenë me fat që fitoi ndeshjen për të shmangur një turpërim ndaj San Marinos.
“Kjo është një gjë që duhet të mësojmë të gjithë si futbollistë, që nuk duhet nënvlerësuar asnjë kombëtare se të gjithë luajnë futboll tani. Dhe nga unë i pari e të gjithë duhet të përqendrohemi maksimalisht ndaj këtyre ekipeve pasi është turp të lëshosh pikë ndaj këtyre ekipeve.
Topi te penalltia? Ai është për llojin e presionit, fjalëve që përdorim para gjuajtjes së penalltisë. E mora topin që ti hutoj pak mbrojtësit dhe portierin që të mos i flitnin. Por edhe po ti flitnin, isha 100% i sigurt që Asllani do të shënonte.
Është gjithmonë e lehtë se edhe në stërvitje e kemi provuar shpesh. Luajmë bashkë, është e lehtë të kuptohemi. Duhet pak kohë të luajmë bashkë, patëm hapësira e shanse, por shyqyr që fituam, do ishte katastrofë po të mos fitonim”, tha Daku për TV Klan pas ndeshjes.
© SYRI.net
VIDEO/ Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit
VIDEO/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon
VIDEO/ Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergolBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: