Kryeministri Albin Kurti e ka propozuar Justina Shiroka Pulën për presidente dhe i ka bërë thirrje PDK-së ta votojë ish-deputeten e vet, në këmbim të votave të LVV-së për Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Propozimit të Kurtit i është përgjigjur pozitivish Partia Demokratike e Kosovës, e drejtuar nga Bedri Hamza, i cili në një deklaratë publike pranoi emrin e propozuar nga kryeministri Kurti.
Hamza: Justina Shiroka-Pula e pranueshme për presidente, propozojmë Eliza Hoxhën si kundërkandidat
Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha në një konferencë për media se emri i Justina Shiroka-Pulës është i pranueshëm për postin e presidentes.
Ai po ashtu tha se po propozon Eliza Hoxhën si kundërkandidate.
Hamza tha se tani do të shkojë bashkë me 22 deputetët e partisë së tij në sallën e Kuvendit.
© SYRI.net