PDK pranon propozimin e Kurtit për Justina Shiroka Pulën, kundërkandidate Eliza Hoxha
Sot është dita e fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ndërsa në orët e fundit të afatit kanë nisur zhvillime të reja politike.
Kryeministri Albin Kurti ka propozuar Justina Shiroka Pulën për presidente të Kosovës, ndërsa PDK ka pranuar propozimin për ta mbështetur kandidaturën e saj.
Në garë pritet të jetë edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila do të jetë kundërkandidate për postin e presidentes.
Zhvillimi vjen në një moment kritik për institucionet e Kosovës, pasi sot përfundon afati për zgjedhjen e kreut të shtetit.
Tashmë vëmendja është te Kuvendi i Kosovës, ku pritet të zhvillohet votimi për presidentin.
Nëse nuk arrihet marrëveshja dhe presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, Kosova mund të përballet me një tjetër krizë institucionale dhe me shpërndarjen e Kuvendit.
Orët e fundit pritet të jenë vendimtare për fatin e presidencës dhe të institucioneve të Kosovës.
Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren (VIDEO)
Kurti propozon Justina Shiroka Pula për Presidente
“Skemë për të bërë Konjufcën president”, Mulaj: Kurti po tallet, po të ishte burrë shteti, do ta kalonte ligjin
- 22:40 Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren (VIDEO)
- 22:15 Kurti propozon Justina Shiroka Pula për Presidente
- 22:14 “Skemë për të bërë Konjufcën president”, Mulaj: Kurti po tallet, po të ishte burrë shteti, do ta kalonte ligjin
- 22:12 Vjen goli i kundërshtarit, San Marino barazon ndaj Shqipërisë (VIDEO)
- 22:01 “Situata më e rrezikshme dhe më mjerane se në komunizëm”, Aliaj: Ja çfarë po ndodh në Francë
- 21:43 “Trajneri e shkeli fjalën që më dha”, Ronaldo tregon prapaskenat e largimit të tij