web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitorja me San Marinon, Maran: Jam i pakënaqur me paraqitjen, rëndësi kanë 3 pikët

6 Tetor 2026, 23:12, Sport CNA

Fitorja me San Marinon, Maran: Jam i pakënaqur me paraqitjen,

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shprehur pakënaqësinë e tij për lojën e zhvilluar pavarësisht fitores 2-1 ndaj San Marinos.

Në prononcimin e tij pas sfidës për Tv Klan, tekniku italian nënvizoi se ekipi duhet ta kishte mbyllur takimin që në pjesën e parë.

Ndër të tjera, Maran pranoi se ulja e përqendrimit ndaj ekipeve me letra më të dobëta shpesh sjell komplikime të tilla në fushë.

“Nuk më ka pëlqyer paraqitja e skuadrës, por në fund morëm 3 pikët. U vumë në vështirësi, sepse krijuam shumë raste në pjesën e parë dhe nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë ulëm ritmin dhe e pësuam. E rëndësishme është që morëm 3 pikët përballë tifozëve.

Ndonjëherë ndaj skuadrave të tilla ulet ritmi pas golit, sepse mendon se ke fituar. Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë. Krijuam shumë dhe gjuajtëm disa herë në portë. Duhet të ishte një rezultat i thellë. Duhet të kishim shënuar të dytin.

Manaj-Daku? E kisha menduar edhe më herët, por duke qenë se ishim në menaxhim të rezultatit, e shtymë për më vonë. Kur ritmi i lojës u shtua, me futjen e Dakut kishte raste. Muçi nuk mund të vazhdonte ndeshjen.

I kënaqur me 9 pikë? Nuk duhet të harrojmë. Nëse llogarisim edhe ndeshjen me Finlandën, mund të ishim me 12 pikë në grup”, deklaroi Maran.





Lajmet e fundit nga