Lionel Messi ka përcjellë një mesazh tejet emocional për tifozët argjentinas, duke paralajmëruar fundin e aventurës së tij me kombëtaren.
Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” do të luajë ndeshjen e fundit me Argjentinën ndaj Beninit, më 7 tetor.
Para kësaj përballjeje, Messi ka zgjedhur t’u drejtohet të gjithë argjentinasve me një mesazh të ndjerë.
“Momenti ka ardhur. Largohem në paqe, sepse kam dhënë gjithçka”, shkroi ylli argjentinas.
“Kjo fanellë ishte ëndrra ime, krenaria ime dhe jeta ime për shumë vite”, shtoi ai.
Messi falënderoi tifozët për dashurinë dhe mbështetjen e dhënë gjatë gjithë këtyre viteve.
“Faleminderit që më deshët kaq shumë, faleminderit për mbështetjen”, u shpreh kapiteni i Argjentinës.
Në fund, ai dha edhe një premtim emocional: “Do t’ju mbaj gjithmonë me vete”.
Messi ka zhvilluar mbi 207 ndeshje me fanellën e Argjentinës, duke shënuar 125 gola dhe dhënë 68 asistime.
Me kombëtaren, ai ka fituar dy herë Kupën e Amerikës, në vitet 2021 dhe 2024.
Por kulmi i karrierës së tij me Argjentinën erdhi në vitin 2022, kur ngriti Kupën e Botës në Katar.
Tashmë, pas një epoke të jashtëzakonshme, duket se kapitulli i fundit i Messit me Argjentinën është pranë fundit.












