web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hysaj tregon pse vuan Shqipëria ndaj ekipeve të vogla

6 Tetor 2026, 23:38, Sport CNA

Hysaj tregon pse vuan Shqipëria ndaj ekipeve të vogla

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka komentuar fitoren e vuajtur 2-1 përballë San Marinos. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes për "Klan TV", mbrojtësi kuqezi pranoi se dështimi për të konkretizuar rastet e shumta krijoi vështirësi të panevojshme. Ai nënvizoi se ekipi duhet ta kishte mbyllur takimin që në pjesën e parë me një avantazh bindës prej tre golash.

 “Vuan Shqipëria se nuk shënon mundësitë e golave që ka. Po shënove ato raste, ndeshjen e mbyll në pjesë të parë 3 me 0. Kjo është me këto skuadra. Po e le 1 me 0 mund të dalë 1 top, të kenë një rast. Normal që edhe ato luajnë futboll. Duhet ta mendojmë mirë që kur jemi para, të shënojmë gola.

Disa lojtarë mund të kenë ndjerë lodhjen sepse kanë bërë katër ndeshjeve. San Marino ishte shumë poshtë dhe nuk po lejonte hapësira për të sulmuar me shpejtësi. Besoj se disa lojtarë i kam parë dhe unë të lodhur. Kjo është e vërteta.

Nuk mund ta quaj të dobët. Ne kishim raste. E ndjeja të sigurtë që do fitonim 2 apo 3 me 0. Në fillim e nisëm mirë, patëm raste për gola. Në pjesë të dytë ishte problem kur e shikoje 1 me 0. Një rast ose gjë mund ta krijojnë ato. Dhe nëse penalizohesh, nuk mund ta rikuperosh. Faleminderit për fatin që patëm që na dha penalltinë dhe morëm 3 pikët. Kjo është më e rëndësishmja.

Tifozeria nëse të jep një dorë është gjëja më e bukur në botë. Mund të japin shtytjen që patëm penalltinë dhe morëm fitoren. Po një gjë që e kam problem. Unë kam problem dhe u kam thënë çunave, që këtë duhet ta marrim mësim të gjithë. Nuk mund të gabosh këto ndeshje sepse penalizojnë gjithë grupin. Duhet ta kemi mësim në nëntor që të jemi gati për ndeshjet e radhës. Po nuk jemi të përqëndruar 100% nuk mund të bëjmë asgjë.

Goli i San Marinos? Nuk e kam parë akoma tamam, por me sa mbaj mend unë, më shumë neglizhimi. Menduam ndoshta që nuk do bëjnë asgjë. Ai që dha topin dhe ai që shënoi, u çuditën. Ishte ndjesi e çuditshme edhe për mua të them të drejtën. Numri 8 i tha nuk e di si ta dhashë topin. Dhe unë i thashë nuk e di si e dhe. Ishte çudi për të gjithë, po prisnim të vendoseshim dhe na mori kohë.. Kjo gjë na mori kohën dhe i la që të luajnë të qetë”, u shpreh Hysaj për “Klan TV”.





Lajmet e fundit nga