• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

U masakrua me çekiç nga gruaja italiane dhe partneri i saj, zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

by Sport Sport
October 6, 2026
in Aktualitet, Kronikë
U masakrua me çekiç nga gruaja italiane dhe partneri i saj, zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen detaje të reja nga hetimi për vrasjen e 55-vjeçarit shqiptar Mikel Rroku në Torino të Italisë.

Gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri dyshohet se kanë planifikuar dhe më pas kanë kryer vrasjen, ndërsa motivi kryesor lidhet me dëshirën për t’u çliruar prej tij dhe për të vijuar lidhjen e tyre, si edhe me interesin për banesën sociale ku jetonte 55-vjeçari.

Të dy të dyshuarit, një grua 45-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar, janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të 6 tetorit nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Torinos.

Ata dyshohet se janë përgjegjës për vrasjen e Rrokut dhe ndodhen në burg, në kuadër të masës së sigurisë të vendosur ndaj tyre.

Sipas hetimeve, ideja për eliminimin e 55-vjeçarit kishte nisur të merrte formë që në muajin maj. Dyshimet e hetuesve janë se çifti kishte diskutuar mënyra të ndryshme për ta vrarë, përfshirë helmimin dhe përdorimin e thikës, përpara se të vendoste për mënyrën e ekzekutimit.

Krimi dyshohet se ka ndodhur më 30 qershor, në apartamentin ku jetonte Rroku në rrugën Verolengo, në zonën Lucento të Torinos.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, shqiptari është sulmuar nga pas dhe është goditur edhe pasi kishte rënë në tokë.

Ekzaminimet mjeko-ligjore zbuluan dëmtime të rënda në kokë, të shkaktuara nga një objekt i fortë.

Trupi i 55-vjeçarit u gjet më 6 korrik, gjashtë ditë pas vrasjes së dyshuar.

Ai ndodhej në një gjendje të avancuar dekompozimi në banesën e tij, në katin e dytë të një pallati social.

Fqinjët njoftuan autoritetet, pasi nga apartamenti vinte një erë e rëndë.

Në fillim, rrethanat e vdekjes nuk ishin të qarta, por dëmtimet në kokë bënë që hetimi të përqendrohej te pista e vrasjes. Çështja iu besua Njësisë Hetimore të Karabinierëve të Torinos dhe u koordinua nga Prokuroria e Torinos.

Një tjetër element që ka forcuar dyshimet ndaj çiftit është sjellja e tyre pas krimit.

Sipas hetuesve, ata kishin kërkuar informacione për mundësinë e largimit nga Italia dhe emigrimit drejt vendeve të Amerikës së Veriut, duke përfshirë edhe shtete me të cilat Italia nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Për autoritetet, këto kërkime përbëjnë një tregues të mundshëm se të dyshuarit kishin menduar edhe për arratisjen pas kryerjes së krimit.

Hetuesit po vijojnë punën për të përcaktuar me saktësi rolin e gruas dhe partnerit të saj në planifikimin dhe ekzekutimin e vrasjes së Mikel Rrokut.

 

Previous Post

‘Momenti ka ardhur’, Messi përlot Argjentinën: Largohem në paqe, kam dhënë gjithçka

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

U masakrua me çekiç nga gruaja italiane dhe partneri i saj, zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

U masakrua me çekiç nga gruaja italiane dhe partneri i saj, zbardhet arsyeja e vrasjes së Mikel Rrokut

October 6, 2026
‘Momenti ka ardhur’, Messi përlot Argjentinën: Largohem në paqe, kam dhënë gjithçka

‘Momenti ka ardhur’, Messi përlot Argjentinën: Largohem në paqe, kam dhënë gjithçka

October 6, 2026
Ervin Salianji: Rriten 100 mln euro kostot e rrugës Milot-Balldren, SPAK të ndërhyjë para se paratë të bëhen rrush e kumbulla!

Ervin Salianji: Rriten 100 mln euro kostot e rrugës Milot-Balldren, SPAK të ndërhyjë para se paratë të bëhen rrush e kumbulla!

October 6, 2026
Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

October 6, 2026
Protesta e 129-të në Tiranë, pedagogu Lush Susaj: Çdo përpjekje për parti është përpjekje mjerane dhe antishqiptare

Protesta e 129-të në Tiranë, pedagogu Lush Susaj: Çdo përpjekje për parti është përpjekje mjerane dhe antishqiptare

October 6, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

October 6, 2026
“Kjo parti duhet të mësohet të dëgjojë”/ Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

“Kjo parti duhet të mësohet të dëgjojë”/ Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

October 6, 2026
Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

October 6, 2026
Aktivisti Edison Lika: Kjo qeveri është përzier me krimin, kriminelët kanë zaptuar Republikën

Aktivisti Edison Lika: Kjo qeveri është përzier me krimin, kriminelët kanë zaptuar Republikën

October 6, 2026
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

October 6, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali me VIDEO-t intime të VIP-ave, policia merr në pyetje kompozitorin Adi Hila

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kreditë e këqija/ Ligji i ri ngrin borxhet dhe ndalon gjobat e kompanive të mikrokreditit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL