Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestë dhe në Air Albania: Rama jepe dorëheqjen
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Dita e 129-të e protestës/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Poshtë narko-shteti 6 Tetor, 19:09...
Thellohet ngërçi politik në Kosovë/ Bekim Sejdiu i përgjigjet Kurtit: Jam tërhequr nga gara për president ...
Integrimi i Ballkanit Perëndimor/ Kos: Reformat janë “karburanti”, vendet që avancojnë mund të afrohen...
Berisha: Vlora Hyseni ka deklaruar se bashkëjetonte me Roni Yeffet, kjo skemë mafioze rrezikon edhe NATO-n 6 Tetor, 12:49 ...
“Goli i San Marinos? Nuk e kam parë akoma tamam, por me sa mbaj mend unë, më shumë neglizhimi. Menduam ndoshta që nuk do të bëjnë asgjë. Ai që dha topin dhe ai që shënoi u çuditën."
TIRANE - Kombëtarja shqiptare vuajti më shumë se ç’pritej për të marrë një fitore 2-1 ndaj San Marinos në Ligën e Kombeve. Pas ndeshjes, mbrojtësi i djathtë, Elseid Hysaj, ka dalë para mediave duke bërë një analizë të thellë të lojës, duke zbuluar çfarë nuk funksionoi, lodhjen e ekipit, si dhe momentin absurd të golit të pësuar.
Hysaj theksoi se ngërçi i kuqezinjve lidhet drejtpërdrejt me rastet e shpërdoruara para portës, gjë që mbajti ndeshjen të hapur deri në momentet e fundit: “Vuan Shqipëria se nuk shënon mundësitë e golave që ka. Po shënove ato raste, ndeshjen e mbyll në pjesën e parë 3 me 0. Kjo është me këto skuadra. Po e le 1 me 0, mund të dalë 1 top, të kenë një rast. Normal që edhe ato luajnë futboll. Duhet ta mendojmë mirë që, kur jemi para, të shënojmë gola.”
Pavarësisht rasteve, mosmbyllja e ndeshjes shkaktoi pasiguri, siç shpjegon më tej mbrojtësi: “Nuk mund ta quaj të dobët. Ne kishim raste. E ndjeja të sigurt që do fitonim 2 apo 3 me 0. Në fillim e nisëm mirë, patëm raste për gola. Në pjesën e dytë ishte problem kur e shikoje 1 me 0. Një rast ose diçka mund ta krijojnë ata. Dhe nëse penalizohesh, nuk mund ta rikuperosh. Faleminderit për fatin që patëm, që na dha penalltinë dhe morëm 3 pikët. Kjo është më e rëndësishmja.”
Një tjetër faktor në paraqitjen e zbehtë të ekipit, sipas tij, ishte ngarkesa fizike dhe ngjeshja e mbrojtjes kundërshtare: “Disa lojtarë mund të kenë ndjerë lodhjen, sepse kanë bërë katër ndeshje. San Marino ishte shumë poshtë dhe nuk po lejonte hapësira për të sulmuar me shpejtësi. Besoj se disa lojtarë i kam parë dhe unë të lodhur. Kjo është e vërteta.”
Pasi falënderoi tifozët për mbështetjen në momentin deçiziv, Hysaj kishte një apel të fortë dhe një kërkesë llogarie për shokët e skuadrës, në prag të sfidave të nëntorit: “Tifozeria, nëse të jep një dorë, është gjëja më e bukur në botë. Mund të japin shtytjen që patëm te penalltia dhe morëm fitoren. Por një gjë që e kam problem: unë kam problem dhe u kam thënë çunave që këtë duhet ta marrim mësim të gjithë. Nuk mund të gabosh në këto ndeshje, sepse penalizojnë gjithë grupin. Duhet ta kemi mësim në nëntor, që të jemi gati për ndeshjet e radhës. Po nuk jemi të përqendruar 100%, nuk mund të bëjmë asgjë.”
Në fund, ai u ndal te momenti i papritur i golit të San Marinos, duke zbuluar një bisedë të pazakontë në fushë pikërisht me autorët e atij aksioni: “Goli i San Marinos? Nuk e kam parë akoma tamam, por me sa mbaj mend unë, më shumë neglizhimi. Menduam ndoshta që nuk do të bëjnë asgjë. Ai që dha topin dhe ai që shënoi u çuditën. Ishte ndjesi e çuditshme edhe për mua, të them të drejtën. Numri 8 i tha: 'Nuk e di si ta dhashë topin. Dhe unë i thashë: 'Nuk e di si e dhe'. Ishte çudi për të gjithë. Po prisnim të vendoseshim dhe na mori kohë. Kjo gjë na mori kohën dhe i la që të luanin të qetë.”
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Kombëtarja shqiptare siguroi fitoren në Nations League, por paraqitja ndaj San Marinos nuk ka ngrohur askënd, duke shkaktuar autokritik&...
KROACI - Në një mbrëmje plot emocione të Ligës së Kombeve, Spanja ka dhuruar spektakël duke arritur një përmbysje...
Foto ilustruse Shqipëria e ka mbyllur me fitore përballjen me San Marinon, por tri pikët erdhën pas një drame të vërtet&...
TIRANË- Kombëtarja shqiptare ka pritur në stadium ditën e sotme ekipin e San Marinos në kuadër të Nations League. Pjesa e p...
TIRANË- Shqipëria pret San Marinon në sfidën e katërt të Nations League, me kuqezinjtë që e kanë detyrim fitoren,...
pamje nga Air Albania TIRANË- Kombëtarja shqiptare ka pritur ditën e sotme në stadiumin Air Albania ekipin e San Marinos në kuad&e...
TIRANË- Kombëtarja shqiptare ka pritur ditën e sotme ekipin e San Marinos në stadiumin Air Albania. Ndeshja ka nisur me entuziasëm ng...
pamje TIRANË- Ndeshja kundër San Marinos në stadiumin Air Albania duket se ka nisur me këmbë të mbarë. Kombëtarja d...
pamje TIRANË- Shqipëria pret San Marinon në sfidën e katërt të Nations League, me kuqezinjtë që e kanë detyrim...
Foto ilustruse Shqipëria luan sot përballë San Marinos në “Air Albania” një sfidë ku kuqezinjtë te drejtuar ...